Futboll La Liga Sport

U largua nga Barcelona/ Iniesta, ende i ri për t’i dhënë lamtumirën…

Ish-mesfushori mitik i Barcelonës Andres Iniesta nuk mendon se karriera e tij me kombëtaren e Spanjës meriton të mbyllet pas këtij Botërori.

34-vjecari deklaroi se pavarësisht dëshirës për të jetuar cdo moment të një kampionati botëror, largimi i tij nga Europa drejt Japonisë mund të ndikojë në lënien jashtë formacionit të “Furisë së Kuqe” për eventet e ardhshme.

“Nuk e përjashtoj vazhdimin e eksperiencës sime me kombëtaren, por e di sa e vështirë është që kur u largova nga Barcelona. Pasi të përfundojë Botërori, ne do të mendojmë për cdo gjë.

“Përpiqem të mos mendojë për Kupën e Botës të fundit, por të përballem me të sikur të jetë sifda ime e parë. Përpiqem ta shijoj atë pas kaq shumë kohësh. Është emocionuese të përjetosh ende këto momente”, deklaron ish-kampioni i botës Iniesta.

 

Related posts

REVOLUCION NGA “THEMELET”/ Jo vetëm Mehmeti, Partizani nis vitin me një drejtor “të ri” sportiv

Delo.autor

Chelsea kalon në epërsi, shënon gol Pedro me një… (VIDEO)

Isa.Autor

Zbuloni 12 yjet që do të luajnë për herë të parë në Kampionatin Botëror

Sadik.Autor

Leave a Comment