Futboll Kategoria Superiore Sport

REVOLUCION NGA “THEMELET”/ Jo vetëm Mehmeti, Partizani nis vitin me një drejtor “të ri” sportiv

Klubi i Partizanit ka nisur punën për pjesën e dytë të sezonit me risi në radhët e tij. Të kuqtë i kanë besuar skuadrën Dritan Mehmetit për vijimin e edicionit pas largimit të Ilir Dajës. Por kjo nuk është e vetmja risi me të cilën ka nisur puna për këtë vit.

Drejtuesit e klubit kanë prezantuar sot edhe drejtori e ri sportiv i cili do të ketë detyrën që të merret me skuadrën dhe specifikisht merkaton e të kuqve. Në fakt nuk bëhet fjalë për një emër të ri por për një rikthim, pasi drejtori i ri i të kuqve do të jetë Dritan Dervishi.

Ai ishte pjesë e Partizanit në sezonin 2015-2016, ndërsa më pas ishte në të njëjtin post te klubi i Kukësit. Dervishi është vënë menjëherë në puën për të përgatitur afrimet që të kuqtë synojnë në janar, për të përforcuar radhët e tyre me synimin që të kthehen protagonistë në pjesnë e mbetur të kampionatit.

Related posts

NDESHJA NDAJ LIVERPOOL/ Solskjaer merr lajmin e keq, ja ylli që do të mungojë

Delo.autor

PIKANTE/ Dikur VLERËSOHEJ sa CR7, ja historia e SHQIPTARIT që mezi pret të vijë tek KOMBËTARJA

Isa.Autor

MANCHESTER CITY SIGURON CACELON/ I jep Juventusit jep Danilon dhe miliona euro si shkëmbim

F.autor

Leave a Comment