Futboll Sport

U vendosën tribuna shtesë por nuk mbushet as gjysma e stadiumit, lumë akuzash kundër FIFA-s

Pak kohë më parë stadiumi i Ekaterimburgut u bë “viral” në rrjetet sociale për shkak të vendosjes së tribunave shtesë në pjesën e jashtme të stadiumit, gjë që e bëri pamjen e impantit vërtet të çuditshme dhe jo të këndshme nga pikëpamja estetike. Vendosja e tribunave të përkohshme që do të hiqen menjëherë pas përfundimit të Botërorit u kërkua nga FIFA në mënyrë që stadiumi të arrinte limitin e vendeve të kërkuara për një ndeshje në Botëror.

Por në ndeshjen e parë të zhvilluar në këtë stadiumi ditën e sotme mes Uruguajt dhe Egjiptit, stadiumi ishte gjysmë bosh. Ndonëse ulëset në tribuant e përkohshme ishin pothuajse të gjitha të zëna, në tribunat qendrore të “Ekaterimburg Arena” mund të shihje disa mijra vende të boshatisura duke krijuar një pamje jo të këndshme për një ndeshje Botërori.

Kjo ka shkaktuar reagime të shumta dhe ironi ndaj qeverisë së futbollit botëror lidhur me çmimet stratosferike të biletave dhe mënyrës së shitjes së tyre. Gjithsesi duhet theksuar se vendodhja e qytetit të Ekaterimburgut është goxha e largët dhe kjo mund të ketë ndikuar në ardhjen e pakët të tifozëve.

Related posts

OFERTA E MILANIT PËR ARMANDO BROJËN/ Çelsi merr vendimin për sulmuesin shqiptar

F.autor

“EL CLASICO”/ Nga fitorja 6-2 te ajo 3-0, Barcelona është zot në “Bernabeu” (GRAFIKU)

Delo.autor

BUZËQESHIN KAMPIONËT E EUROPËS/ Bayern Munich merr lajmin e madh para sfidës për titullin

Delo.autor

Leave a Comment