Futboll Sport

Hallgrimsson: “Na duan të gjithë, sepse jemi kombëtarja më e bukur e Botërorit”

Nesër pasdite do të debutojë në një Kampionat Botëror të Futbollit kombëtarja e Islandës, e cila synon të përsëritë në “Rusi 2018” atë që bëri dy vite më parë në Europian. Prania e këtij ekipi në Botëror ka krijuar mjaft kureshtje te mediat dhe fansat vendës, ashtu si dy vite më parë kur eliminuan nga Europiani kombëtaren e Anglisë. Në krye të këtij ekipi është trajneri Heimier Hallgrimsson, një dentist, që synon të bëjë histori edhe në këtë Botëror.

“Europiani nuk ishte një mrekulli, pasi kemi 4 vjet që jemi në këto nivele, të qëndrueshëm në rezultate, duke luajtur dhe fituar ndeshje të rëndësishme. E kemi merituar të jemi këtu dhe kjo nuk është një përrallë. Jemi ndryshe nga ekipet e tjera, kemi një stil tjetër, por nëse jemi të bashkuar mund të bëjmë gjithçka. Kush dyshon, do të thotë që nuk e njeh mirë ekipin tonë”, tha trajneri i Islandës, Hallgrimsson, që nesër do të debutojë ndaj Argjentinës.

Një kombëtare që ka fituar shumë simpati edhe prej fansave të shumtë që e kanë ndjekur dhe kanë gjetur kudo që kanë luajtur. “Është e pamundur që të mos na duan, pasi jemi të paktë, të vegjël dhe larg pjesës më të madh të botës. Nuk besdisim askënd, nuk kemi marrë pjesë në luftëra. Por mbi të gjitha jemi të bukur, ndaj është e vështirë të mos na duan. E kemi ndjerë mbështetjen e fansave dhe jemi të lumtur”, tha trajneri Hallgrimsson.

Related posts

ZBULON PRAPASKENAT E LARGIMIT/ Ter Stegen: Doja ta braktisja Barcelonën në vitin…

Delo.autor

Medalje ari, Izmir Smajlaj përsërit suksesin

Sadik.Autor

Teuta “peshkon” në Kroaci, firmos me talentin shqiptar nga Hajduku i Splitit

Isa.Autor

Leave a Comment