Futboll Seria A Sport

UEFA – Milan/ Gjërat po marrin për KEQ. Klubi italian RREZIKON shumë

Rruga që të çon në selinë e UEFA-s në Nyon është e rregullt dhe e mbushur me gjelbërim. Ndërsa rruga që duhet të çojë Milanin në Europë është shumë më e çrregullt dhe gjithë pengesa. Një ditë më parë aty u zhvillua proçesi ndaj Milanit, që akuzohet për shkelje të rregullave të Fair Play-t financiar, gjatë viteve 2014-2017. Me një dosje prej 25 faqesh UEFA i është drejtuar gjykatës sportive e cila mund të marrë që sot një vendim, e maksimumi të hënën.

Pas dy përpjekjeve për të gjtur një marrëveshje, të cilat kanë dështuar pasi sipas UEFA-s Milani është paraqitur i papërgatitur, tani nuk ka më kohë. Kërkohet përjashtimi i klubit kuqezi nga kompeticionet europiane për një vit dhe një gjobë e majme, por edhe kushte shtesë për të bërë të mundur rikthimin sezonin e ardhshëm. Lamturmirë Europa League, aq shumë të kërkuar nga Milani dhe të fituar vetëm në javët e fundit.

Milani është mbrojtur duke thënë pavarëisht se bilanci i këtij viti mbyllet me 75 milionë Euro minus, duhet marrë parasysh zgjerimi i kapitalit fillestar. Gjithashtu janë paraqitur para trupit gjykues edhe shifra të tjera që tregojnë për mirëmenaxhimin e klubit, me shpresën se te UEFA do të binden që aty po bëhet një punë e mirë. Gjithashtu avokatët kanë kërkuar që llogaritë e kompanive në pronësi të zotit Li të mos merren parasysh kur të analizohet gjendja financiare e Milanit, pasi janë dy gjëra të ndryshme. Para gjykatësve janë paraqitur gjithashtu dokumente që vërtetojnë se shumë shpejt, grupi amerikan i përfaqësuar nga zoti Elliott është në gjendje të mbulojë në çdo kohë të gjitha shpenzimet e klubit, edhe nëse zoti Li tërhiqet në një moment të dytë nga klubi që ka në pronësi prej prillit 2017. Praktikisht Milani po i thotë UEFA-s se e ka të ardhmen e garantuar. Se sa do të funksionojë kjo mbetet për t’u parë.

E duke qenë se me shumë gjasa Milani do të dënohet, pjesa e dytë e kësaj ndeshjeje të vështirë do të luhet në fushë neutrale, në CAS, ku kuqezinjtë do të kundërshtojnë vendimin e UEFA-s brenda 10 ditësh, për të marrë përgjigjen përfundimtare në mes të korrikut.

Related posts

Interesimi i Real Madrid, De Gea: Jam shumë i lumtur te United

Q.Autor

Baseli: Po mos t’i shiste këta lojtarë, sot do të ishte super ekip 

Sadik.Autor

Super Icardi, Interi barazon ndaj Juventusit (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment