Futboll Premier League Sport

“ÇMENDET” ABRAMOVICH/ Chelsea do të paguajë 14 milionë euro për trajnerin e ri

Pas një karriere në Itali duket se për herë të parë Maurizio Sarri do të bëj valixhet dhe do të largohet nga vendlindja. “Sky Sports” ka njoftuar se menaxheri i ish-trajnerit të Napoli ka shkuar në Londër për të mbyllur marrëveshjen me Chelsea.

Napoli, që në fillim pretendonte 7 milionë euro për të lënë të lirë Sarri, i ka komunikuar menaxherit të tij se mund të pajtohet edhe me 3.5 milionë euro, megjithatë për të realizuar këtë operacion, Chelsea do të paguajë edhe 10.5 milionë euro te Conte, për prishjen para kohe të kontratës që mbaron në qershor të vitit të ardhshëm. Totali: 14 milionë euro.

Kësisoj, gjatë kësaj jave pritet zyrtarizimi për kalimin e Sarri te Chelsea, teksa janë rrëzuar edhe alternativat Jovankovic e Blanc.

Related posts

Bayern Munich “peshkon” te Milani, kërkon t’i marrë mbrojtësin titullar

Sadik.Autor

HELIKOPTERI PËRPLASET ME KODRËN/ Dalin pamjet e para nga aksidenti i Kobe Bryant

F.autor

“Revolucion” te Paris SG, Thiago Silva dhe 5 futbollistë të tjerë nxirren në shitje…

Sadik.Autor

Leave a Comment