Futboll Sport

Uruguai eleminon Portugalinë/ Cavani çon Ronaldon me pushime (VIDEO)

Uruguai ka arritur të pres një biletë për në çerekfinalet e kupës së Botës “Rusi 2018”. Skuadra amerikano latine ka eleminuar Portugalinë e Ronaldos duke i mundur këtë të fundit me rezultatin e ngushtë 2-1. Heroi për skuadrëne drejtuar nga Oskar Tabarez u bë sulmuesi Edinson Kavani.

30-vjeçari shbllokoi shifat në minutën e 7-të. Një krosim i saktë dhe goleadori me kokë e stampon topin në rrjetë. Me rezultatin 1-0 mbyllet edhe pjesa e oparë edhe pse rastet nuk munguan. Në fraksoinin e dytë Portugalia e nis mbarë duke barazuar gjithçka me mbrojtësin Pepe që me kokë e con rezultatin në 1-1.

Kavani për të rrëmbyer mbrëmjen 7 minuta më pas i jep sërisht epërsinë të tijëve me një super gol. Në minutat e mbetura rezultati nuk ndryshoi dhe Uruguai është kalon në çerekfinale ku do të përballet me Francën e cila mposhti Argjentinën.

Përgatiti:AlpeNews.al

https://www.youtube.com/watch?v=ZuHgWbg7cTM

 

Related posts

“BUZËQESH” PIOLI/ Milani rikuperon tre elementë të rëndësishëm për sfidën ndaj Empolit të shqiptarëve

F.autor

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Gadiz-Real Madrid. Rezultati 0-3

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Klopp: Salah meriton një “Oscar”, jemi gati për finalen perfekte…

Sadik.Autor

Leave a Comment