Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Bylis-Tirana. Rezultati 0-0

Ka startuar në orën 13:30, sfida mes Bylisit dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 13-të të Kategorisë Superiore.

Të dyja skuadrat do të tentojnë ta nisin vitin me një rezultat pozitiv. Ballshiotët e Dovedan vijnë në këtë përballje pas humbjes në transfertë ndaj Skënderbeut, ndërkohë në krahun tjetër, Tirana e Dedes, barazoi në shtëpi me kryesuesit e Vllaznisë në ndeshjen e 30 dhjetorit me rezultatin 1-1.

Në 12-të javët e para të kampionatit, kampionët në fuqi të Superiores kanë arritur të grumbullojnë 16 pikë, ndërkohë Bylisi ka 5 pikë më pak se Tirana.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, të dy trajnerët kanë hedhur në fushë, lojtarët më në formë të momentit.

LIVE: BYLIS-TIRANA 0-0

KOMENTI LIVE: 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

87′ Tirana kërkon golin e fitores me Vrapin dhe Muçin, por talentet bardheblu nuk tregohen rezultativë në afërsi të zonës së Bylisit.

84′ Najdovski ështu futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë.

84′ Ujka harkon një top të rrezikshëm drejt zonës, por grushton mjaft bukur portieri Bekaj.

78′ Tirana provon të surprizojë me Nuriun, por gjuajtja e tij ndalet nga Ndreca.

77′ Zëvendësim i fundit te Bylisi, largohet Hadroj në vend të tij braziliani Markolino.

73′ Tirana me 10 futbollistë, Danso ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë.

69′ Riçard Danso është futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Ymeralilajt.

67′ Zëvendësim te Bylisi, largohet Beji në fushë Qaradaku.

65′ Ndreca është futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë.

57′ Spahiu kërkon penallti pas duelit me Hoxhallarin brenda zonës, por gjyqtari nuk është i këtij mendimi. Protestojnë futbollistët ballshiotë. Kapiteni Ymeralilaj ndëshkohet me karton të verdhë.

55′ Pranë golit Tirana me Muçin, gjuajtja e tij ndalet nga portieri Qirko.

54′ Tirana kryen 2 zëvendësime, largohet Halili dhe Sulei, në fushë Vrapi dhe Nuriu.

53′ Zëvendësim te Bylisi, largohet Lorran, vendin e tij e merr Jurgen Dushkaj.

51′ Danso lëshon një gjuajtje të rrezikshme në hyrje të zonë, por sërish jashtë kuadratit.

48′ Provon Ndreca nga goditja e dënimit, por shoqëron mjaft mirë portieri Bekaj, teksa topi shkon jashtë kuadratit.

46′ Bylisi e nis rrezikshëm me Ujkën që provon me një gjuajtje, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

46′ Zëvendësim te Bylisi, largohet Mehmetllari, në fushën e lojës Spahiu.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. 

44′ Bylisi e mbyll në sulm, duke u shfaqur rrezikshëm në portën e Bekajt, me harkime drejt zonës, por pa sukses.

41′ Momente paniku në zonën e Bylisit, nuk arrijnë të përfitojnë aty sulmuesit e Tiranës.

37′ Toli ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

35′ Pranë golit Tirana me Muçin, por talenti bardheblu nuk e kontrollon siç duhet topin brenda zonës, teksa ndërhyn aty portieri Qirko.

33′ Erjon Hoxhallari për pak sa nuk shkakton autogol. Pas tentativës së Ndrecës, mbrojtësi ka devijur me sparkatë teksa topi ka shkuar ngjitur me shtyllën.

24′ Provon edhe Idi Batha me një goditje, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

19′ Mehmetllari ndëshkohet me karton të kuq, për ndërhyrje të gabuar në sulm.

14′ Ujka provon me një gjuajtje, por ndalet në 2 kohë nga portieri Bekaj.

8′ Sërish Danso protagonist, kësaj herë sulmuesi rrëzohet dhe kërkon penallti pas duelit me Qirkon, por nuk mendon kështu gjyqtari.

7′ Danso provon me një gjuajtje drejt portës nga e majta e zonës, por tentativa ndalet nga mbrojtësit ballshitë.

2′ Sfida nis me një faull për Tiranën në krahun e djathtë. Harkon Muçi në zonë, provon Halili me një gjuajtje, por topi devijohet dhe më pas shkon në këndore. Rrezikshëm kampionët.

1′ Ka startuar sfida në “Adush Muça”.

Related posts

“JAM I SURPRIZUAR NGA AJO QË MË NDODHI”/ Barotemu kundër Mesit: Disa gjëra diskutohen në familje

Delo.autor

SERIE A/ Carlo Ancelotti, “profeti” që kërkon të thyejë hegjemoninë bardhezi

Sadik.Autor

“PYETA BABAIN PËR DYBALAN”/ Oriana Sabatini rrëfen nisjen e lidhjes: Nuk e njihja kush ishte… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment