Futboll Sport

Vazhdon 2018-ta prefekte për Kristiano Ronaldon, ka shënuar 32 gola në 33 ndeshje

U hap një debat se çfarë nënkuptonte festa e Kristiano Ronaldos te goli i tij i parë kundër Spanjës. Por portugezi ishte duke i thënë botës se ai është “The GOAT” (The Greates of All Time. Më i miri i të gjitha kohërave). Dhe pas tripletës së tij kundër Spanjës, është e vështirë për ta kundërshtuar. Ajo që është më e pabesueshme është se si 33- vjeçari sa vjen dhe bëhet më i fortë. Sulmuesi e di që pasi të kalonte të 30-at, këmbët e tij nuk do të ishin më të njëjtat.

Por ai zbuloi një mënyrë që edhe tre vite më pas, të ishte po aq protagonist sa në kulmin e moshës së tij. Po t’i hedhim një sy re kordeve të CR7-ës përpara dhe pasi të mbushte 30 vjeç, kuptojmë dominimin e tij. Përpara se të mbushte 30 vjeç, ai kishte shënuar 52 gola në 118 ndeshje për Portugalinë. Pasi kaloi të 30-at, ka realizuar 32 gola në 33 ndeshje. Por si e ka bërë këtë? Vetëm me fatin nuk ka lidhje. Në kulmin e moshës së tij, portugezi shihej si një paketë e plotë. Ai terrorizonte mbrojtësit e krahut me driblimet e tij dhe goditjet nga jashtë zone. Ronaldo tregoi se nuk e ka humbur ende këtë cilësi.

Shpërthimet e tij kundër Spanjës të jepnin herë pas here shkëndija kujtese të kohëve të tij te Junajtid. Por nëse atëherë qëndronte pjesën më të madhe të kohës jashtë zone, tani qëndron brenda saj. Ai kursen energjitë që i duhen në perimetrin e tij më të reduktuar. Driblimet e tij nga 6.26 për ndeshje që ishin në sezonet e para, ranë në 4.31 në 2013- ’14 dhe 2.35 në 2017-’18. Goditjet nga brenda zone janë shtuar nga 3.33 në 5.34 tani.

Ndërsa goditjet nga jashtë zone kanë rënë nga 4.16 në 1.54 për ndeshje. Por statistikat e tij të këtij sezoni mbeten mbresëlënëse: 44 ndeshje, 42 si titullar, 44 gola, 8 asiste, 1913 prekje topi, 96 driblime (55 të sakta), 54 shanse të krijuara, 281 goditje, 218 brenda zone, 63 nga jashtë zone, 118 goditje në kuadrat. “Kam admirim të pafundmë për Kristianon. Ai është përmirësuar me moshën. Në vitet e fundit ka treguar se është inteligjent. Ka ndryshuar pozicion, shpenzon më pak energji dhe është po aq vrasës”. Janë fjalë të njëfarë Xhanluixhi Bufon.

Related posts

Ja fjalët e para të Blerim Xhemailit pas transferimit në Itali, futbolli në Kanada ishte shumë argëtues

Q.Autor

E HABITSHME/ 4 teste në 6 javë, Dybala rezulton ende pozitiv me COVID-19

Delo.autor

KASTRIOTI “LUFTON” PËR MBIJETESË/ Nica: Nuk do të jetë si kundër Tiranës, s’kemi asgjë konkrete për…

Isa.Autor

Leave a Comment