Futboll Kategoria Superiore Sport

VENTIMET DISIPLINORE PËR KLUBET/ Gjobitet Kukësi, Tirana sërish në telashe

Pasditen e sotme, Komisioni i Disiplinës Sportive në FSHF ka publikuar vendimet disiplinore për klubet, lojtarët dhe zyrtarët e ndeshjeve, që kanë qenë në fokusin e rregulloreve të federatës për javën që lam pas. Një ndër pikat është ajo e dënimit të Kukësit me gjobë prej 100.000 lekësh për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve. Ndërkohë Tirana është sërish në telashe, pasi FSHF i ka vendosur një afat 30 ditor për zgjidhjen e problemeve me lojtarin Rei Qilimi, në të kundërt ndaj klubit bardheblu do të ketë penalitete. Për më tepër njihuni me vendimet e KDS më poshtë.

VENDIMET E KDS

1. FK “Kukësi”, për sjellje të gabuar të tifozëve ,në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.

2. KF “Besa”, për sjellje të gabuar të tifozëve, në bazë të Nenit 66/1 dhe 66/3/a) të KDS, dënohet me zhvillimin e 1 (nje) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës dhe gjobë në masën 100.000 (dyqindmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1/a të KDS, gjoba shlyhet në masën 50%.

3. Detyrohet KF “Tomorri” të shlyej dëmet e shkaktuara në dhomat e zhveshjes të stadiumit “Besa”.

4. Lojtari i KF “Shkumbini”,Alban Byzhyti, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. Lojtari i KF “Albpetrol”,Edison Kapo, për sjellje jo spotive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. KF “Shkumbini”, për dështim në përmbushjen e përgjëgjësive, hyrjen në fushën e lojës të personave të pa autorizuar duke shkaktuar akte dhune ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të Nenit 65/2 të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve në fushe asnjanese pa spektatore.

7. Lojtari i FK “Partizani” U-19, Klevi Karati, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5(pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. Lojtari i FK “Partizani” U-19, Joan Cela, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 10(dhjete) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. FK “Partizani” U-19, për sjellje të gabuar të spektatoreve,në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatore, si dhe me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1/e të KDS, gjoba shlyhet në masën 3%.

10. KF “Tirana” U-19, për sjellje të gabuar të spektatoreve,në bazë të Nenit 66/3/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatore, si dhe me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1/e të KDS, gjoba shlyhet në masën 3%.

11. Lojtari i KF “Iliria” U-19 ,Servidion Maloku, për sjellje të jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12. KF “Shkëndija Tr” U-19, për sjellje të gabuar të spektatoreve,në bazë të Nenit 66/3/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatore, si dhe me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1/e të KDS, gjoba shlyhet në masën 3%.

13. KF “Iliria” U-19, për sjellje të gabuar të spektatoreve,në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatore, si dhe me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1/e të KDS, gjoba shlyhet në masën 3%.

14. Zyrtari i “Football Republic” U-19, Nikolin Coclli, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/2/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

15. Zyrtari i “Football Republic” U-19, Lisander Zhupa, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/2/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

16. Lojtari i FK “Partizani” U-17, Gerald Cami, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 3(tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

17. Lojtari i FK “Tirana” U-17, Argent Avdiu, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 3(tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

18. Lojtari i KF “Partizani” U-17, Brajan Marku , për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 8(tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

19. Lojtari i KF “Tirana” U-17,Erigers Karaj, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 10(dhjete) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

20. Zyrtari i FK “Partizani” U-17, Marko Pelinxhi, per provokim te publikut dhe për protesta ndaj vendimeve te arbitrit, në bazë të Nenit 53 dhe 56/1/a të KDS, dënohet me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

21. FK “Partizani” U-17, për sjellje të gabuar të spektatoreve,në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 katër) ndeshjeve pa spektatore, si dhe me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1/e të KDS, gjoba shlyhet në masën 3%.

22. KF “Tirana” U-17, për sjellje të gabuar të spektatoreve,në bazë të Nenit 66/3/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatore, si dhe me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1/e të KDS, gjoba shlyhet në masën 3%.

23. KF “Teuta” U-17, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të mos marrje të masave organizative, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

24. KF “Oriku” U-17, për mosparaqitje në ndeshje me KF “Apollonia” U-17,në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3-0 (tre me zero) si dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.

25. Lojtari i KF “Shkëndija ” U-17/b , Ticjano Skodra , për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

26. Lojtari i KF “Olimpiku Durrës” U-17,Arjel Taullaj, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

27. Pranimin e kërkeses së lojtarit Rei Qilimi. Detyrohet KF “Tirana” të ekzekutojë vendimin Nr.15 datë 11.10.2018 të DHKZK brenda një afati 30 ditor, duke nisur nga data e shpalljes së vendimit. Paralajmërohet KF “Tirana”, se me kalimin e afatit 30 ditor, do të merren masat përkatëse në bazë të Kodit të Disiplinës Sportive.

28. Lojtari i KF “Tomorri” Ervis Caco,për shkelje të kodit të etikës duke përdorur shprehje fyese dhe denigruese ndaj zyrtarëve të FSHF-së, në bazë të Nenit 10, 41,44/3 të Statutit të FSHF si dhe Nenit 72,76/1/c te KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

29. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Akademia” U-19, Xhoi Hajdëraj, si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

30. Rrëzimin e kërkesës së KF “Orikumi” U-19, si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

31. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit KF “Shkëndija Tr“ U-19, Brokli Ceka, si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

32. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit KF “Vlora“ U-19, Ardi Koço, si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Related posts

SPEKTAKËL DHE EMOCIONE/ Kastrioti – Laçi: Barazim me gola dhe kartona të kuq

Isa.Autor

Manchester City bën ‘çmendurinë’ e radhës, kërkon shkëmbimin Aguero-Griezmann

Q.Autor

DEBUTIM ËNDËRRASH/ Sulmuesi SHQIPTAR shënon 2 GOLA për 180 SEKONDA (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment