Futboll Premier League Sport

“BOMBA E MERKATOS”/ Harry Kane tek Manchester United, ja kush e bën fakt të kryer

Nëse ekziston dikusht në gjëndje të përcaktojë me saktësi relative probabilitetin e zhvillimit të një ngjarje, është me siguri anglez dhe për zanat është bastexhi. Aftësia e parashikimeve, bashkuar me shanset për të vënë bast praktikisht mbi gjithçka bën që kushdo që merret me këtë sektor të jetë në veçanti i ndjeshëm ndaj ndryshimeve të erës. E kur bëhet fjalë për futboll dhe transferime, mjafton një thashethem i vogël për të rritur ose zvogëluar koefiçentin e një basti. Duke parë atë që po ndodh në Mbretërinë e Bashkuar, tifozët e Tottenham do të bënin mirë të shqetësoheshin. Sipas kompanive të basteve, Harry Kane është shumë pranë transferimit te Manchester United.

Nga ajo që raporton “Daily Express”, dy nga grupet më të mëdha të basteve britanike kanë njoftuar për një fluks të madh të basteve të vëna në favor të shanseve që “Këpuca e Artë” e Botërorit Rusi 2018, të transferohet nga ‘Ëhite Hart Lane’ në ‘Old Trafford’. Kaq shumë baste, që në fund koefiçenti që në mëngjes ishte 33/1, kanë rënë në mënyrë drastike dhe tashmë kalimi i Kane te United kuotohet vetëm 4/1. Gjithsesi favoriti kryesor mbetet ende Real Madrid, që ndodhet i fiksuar në kuotën 2/1 që nga përfundimi i Botërorit, por rritja e konsiderueshme e basteve në favor të transferimit të Kane mund të sugjerojë se diçka në nivel të dy klubeve anglese po vendoset efektivisht në lëvizje dhe cilido që ka dijeni ka menduar që të vërë bast disa sterlina.

Në “Daily Express” ka mbërritur edhe komenti nga ana e zëdhënësit të një prej kompanive: “Ishte një shok total, absolutisht. ‘Vë bast që Harry Kane shkon te Manchester United’, kështu krejt nga hiçi. Dhe bastet vijuan për të gjithë mëngjesin, në pikën që u detyruam të ulnim koefiçentin, herë pas herë e më shumë. Por duket se bastexhinjtë nuk duan të ndalen së vëni bast për këtë transferim. Në këtë pikë duket vërtetë e mundshme që Manchester United t’ja dalë për të “rrëmbyer” bomberin Kane në Old Trafford”.

Related posts

HUMBËN TURPSHËM/ Por golin e parë në Botëror panamezët e festojnë me lot, puthje dhe…(VIDEO)

Isa.Autor

VLERËSIMI I LOJTARËVE NË “El Clasico”/ Ja nota për Messin. Më i dobëti shpallet…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Një “makineri” që nuk ndalet, Bayern Munich mposht Benfican me “POKER”

Delo.autor

Leave a Comment