Futboll Sport

Danimarka do një pikë me Francën, Argjentina për goleadë me Nigerinë

Do të përcaktohen sot edhe dy skuadra të tjera që kualifikohen në raundin e 1/16-ave të “Rusi 2018”, pikërisht në grupet B dhe C, pas Francës dhe Kroacisë.

Kështu, në Grupin A do të luhen njëkohësisht në orën 16:00, Australi-Peru dhe Danimarkë-Francë. Në lojë për të zëvë vendin e dytë që avancon më tej pas “Gjelave” janë Australia dhe Danimarka. Nëse danezët fitojnë ose marrin barazimin me “blutë), janë të kualifikuar, ndërsa “Socceroos” duhet patjetër të fitojnë me Perunë dhe Danimarka të mundet me Francën që të marrin vendin e dytë. Nëse Danimarka arrin të mposhtë skuadrën e Deschamps, e mbyll automatikisht në vendin e parë.

Në Grupin C, ku Kroacia është e kualifikuar, mbetet gjithçka e hapur për të trija skuadrat e tjera. Në orën 20:00, përfaqësuesja ballkanase (6 pikë) luan me Islandën (1 pikë), ndërsa Argjentina (1 pikë) me Nigerinë (3 pikë). Messi me shokë mund të avancojnë më tej nëse mposhtin Nigerinë dhe Islanda nuk fiton me Kroacinë. Nëse islandezët bëjnë mrekullinë e marrin tri pikët, fitorja e Argjentinës me Nigerinë duhet te jetë me e thellë ose me më shumë gola në total që të shmanget renditja sipas fair play-t.

Nigeria e ka të sigurt kualifikimin me fitoren, por edhe me një barazim, nëse Islanda nuk fiton me diferencë golash. Kroacia mund të humbasë vendin e parë nëse mposhtet nga Islanda dhe Nigeria fiton me diferencë golash me Argjentinën, edhe ky një skenar utopik.

Related posts

“IK P****U BOLL BËRTITE”/ Grizman dhe Pike zihen në fushë gjatë ndeshjes me PSG-në: T**p, po vrapojmë…

Delo.autor

PAS HUMBJES NË “SAN SIRO”/ Gattuso: Jemi në krizë totale, Higuain është ende i yni

Isa.Autor

ESPANYOL-REAL MADRID/ Vendasit shkurtojnë avantazhin, shënon Baptistao

Delo.autor

Leave a Comment