Futboll Sport

Vendimi mbahet ende pezull, në Korçë të gjithë në ankth për rënien e “gongut”

Edhe pse vendimi i CAS-it për pezullimin e Skënderbeut me 10 vite nga Europa u tha se do jepej pak ditë më parë, sot, kur data shënon 13 qershor, ende nuk ka një përgjigje zyrtare që do i jepte zgjidhje çdo gjëje që ka mbetur pezull.

Edhe pse drejtuesit e klubit shprehen optimistë se fjala e fundit e CAS-it do jetë në favor të tyre, ankthi sërish është prezent. Tifozët dhe qytetarët korçarë gjithashtu janë në pritje. Partizani po ashtu, fati i të cilëve varet nga korçarët.

Edhe pse ka shumë ditë që është thënë se vendimi do dalë sot, do dalë nesër, në Korçë janë “sy e veshë” për të marrë përgjigjen e organit të pavarur, vendim që do të thotë shumë për Skënderbeun, pasi rrugët mund të ndryshojnë nëse vendimi është kundër klubit, ose e kundërta nëse është pro.

Related posts

BËN PARASHIKIMIN PËR DERBIN E MADONINËS/ Brehme: Milan-Inter? Mendoj se fitojnë “Zikaltërit” me rezultatin…

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Benevento-Milan. Rezultati 0-2

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ POLONISË/ Kumbulla: Na mungoi Gjimshiti, më vjen shumë keq për tifozët që…

Delo.autor

Leave a Comment