Futboll Seria A Sport

Verratti nuk pëlqehet nga Tuchel/ Skuadra e madhe italiane “fërkon duart”

Një vit Barcelona ishte e gatshme të bënte gjithçka për të siguruar shërbimet e Marco Verrati, por PSG-ja ishte e vendosur për të mos e lejuar largimin e mesfushorit.

Gjithsesi tani situata duket se ka marrë një tjetër drejtim, pasi trajneri i ri klubit parizien nuk e konsideron më italian si pjesë e projektit të tij, nisur nga kjo duket se eksperienca e Verratit në “parkun e princave” i ka orët e numëruara.

Barcelona ndryshe nga një vit më parë, tashmë nuk ka më interes për mesfushorin dhe menaxheri i lojtarit Mino Raiola është vënë në lëvizje për ti gjetur një skuadër të re.

E ardhmja e Verratit mbetet një dilemë e madhe. Largimi i italianit duket i pashmangshëm pasi PSG duhet të largojë nga radhët e ekipit disa prej yjeve që ata kanë për shkak të rregullave të Fair Play Financiar dhe 25-vjeçari është pjesë e kësaj liste.

Rikthimi në Itali është një opsion më se i mundshëm me Juventusin që në disa raste e ka shprehur hapur faktin që Verrati është një element që do t’i shërbente shumë mesfushës së bardhezinjve.

Related posts

NDIZET “ALARMI” TEK “ZIKALTËRIT”/ Tërheqje muskulore për sulmuesin e Interit, ja sa do mungojë

Delo.autor

MANCHESTER UNITED-SOUTHAMPTON/ “Djajtë e Kuq” barazojnë shifrat, shënon Pereira

Delo.autor

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Gadiz-Real Madrid. Rezultati 0-3

Delo.autor

Leave a Comment