Futboll Sport

PËRPLASJE NË MERKATO/ Ja futbollisti që ka ndez më keq luftën mes PSG dhe Real Madridit…

Pavarësisht se duhet të paguajnë paga të larta dhe bonuse transferimi, përforcimi i skuadrës me lojtarë me përvojë është përparësi te klubet e mëdha. Për më tepër, sado e shtrenjtë të jetë për t’i bindur ato, është gjithmonë më lirë sesa të paguash për një transferim. Për të gjitha këto arsye, Real Madridi kanë në fokus gjermanin Antonio Rüdiger.

Në moshën 28-vjeçare, qendërmbrojtësi e përfundon kontratën e tij me Chelsean, ku është lider i prapavijës dhe fitues i Champions League. Nën urdhrat e bashkatdhetarit të tij Tuchel është bërë një nga më të mirët në botë në pozicionin që mbulon. Sipas shtypit anglez, gjermani kërkon një pagë galaktike: 12 milionë euro në sezon.

Bayern Munich, shumë i interesuar për nënshkrimin e tij, duket se është rivali numër një i “Los Blancos”. Klube të tjera si Manchester United apo Juventus kanë shfaqur interes për situatën e tij. Edhe Chelsea vazhdon të luftojë për të rinovuar me mbrojtësin. Megjithatë, një klub është shfaqur i gatshëm të ndryshojë gjithçka me një librezë çeqesh: PSG.

Sipas “Bild”, pak javë më parë ka pasur një takim mes agjentit të lojtarit, Sahr Senesie dhe Leonardo, drejtorit sportiv të PSG. Ideja është që Rüdiger të konsolidojë mbrojtjen e parizienëve së bashku me Marquinhos, Kimpembe dhe Ramos. Për ta arritur këtë, ata do të përdorin trukun e parave, duke e ditur se pothuajse asnjë ekip në botë nuk do të jetë në gjendje të ofrojë sa kampionët e Liguë 1.

Në Paris po jetojnë një luftë të ftohtë me Real Madridin për shkak të “rastit Mbappé”, acaruar me shortin e 1/8 finale të Champions League, që i ka përballur shumë shpejt. Kjo është një arsye tjetër për të hyrë në “ankandin Rudiger”. Parizienët do tentojnë të destabilizojnë një rival të drejtpërdrejtë në Europë dhe të tregojnë se falë asaj fuqie ekonomike janë në gjendje t’i sfidojnë të bardhët për një futbollist të tillë në merkato.

Related posts

TITULLI I LIVERPOOL/ Kryeministri i Kosovës feston me foton e Xherdan Shaqirit: U kry! Ka qenë e ditur që nga fillimi. Shihemi sezonin tjetër

Delo.autor

Romagnoli: Milan duhet të fitojë ndaj Juventusit

Sadik.Autor

PA E PARË PORTËN FARE/ Bukuroshja braziliane mahnit me golat e saj (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment