Futboll La Liga Sport

Vjen një tjetër refuzim i bujshëm për stolin e Real Madridit

Nga pika e grumbullimit të kombëtares braziliane, Tite, ka mohuar në mënyrë kategorike se ka pasur kontakte me Real Madrid, për të marrë vendin e Zinedine Zidane në “Bernabeu”.

“Kur flasim për një opinion të dikujt, kjo meriton respekt dhe do komentuar, por kur flasim për lajme të rreme nga shtypi, atëherë tregon mungesë respekti dhe nuk meriton asnjë fjalë më tepër veç asaj që është një gënjeshtër. Ju jap fjalën time të burrit kur iu them se nuk kam folur me asnjë ekip për të ardhmen time,” – tha Tite, gjatë konferencës për shtyp pas fitores 3-0 në miqësoren ndaj Brazilit.

Më pas, trajneri i “Selseao” shtoi: “Ai që kujdeset për karrierën time është miku dhe menaxheri im, Gilmar Veloz, dhe sot më garantoi se nuk ka folur me askënd. Preferoj t’i besoj atij dhe jo gazetave. Mendoj se nuk kam më mirë se stoli i kombëtares braziliane dhe dua të bëj të pamundurën për të realizuar objektivat që më janë vënë.”

Related posts

Largimi i RONALDOS/ Marcelo: S’është i vetmi yll që i mungon Real Madrid

Isa.Autor

“NE DUHET TË…”/ Iniesta “kërcënon” Xavi Hernandez. Deklarata e legjendës, mesazh klubit “Katalanas”

Delo.autor

HIDHET SHORTI NË SUPERIORE/ Skuadrat e elitës do të njihen me kalendarin

Delo.autor

Leave a Comment