Futboll Premier League Sport

FATI I “FANTAZISTIT” TË ARSENALIT/ Ozil zgjedh të luajë për Interin, por nuk është ai i Spallettit

E ardhmja e Mesut Ozil është ende e paqartë edhe pse fantazisti i Arsenal duket se ka zgjedhur të ndryshojë skuadër dhe të luajë për Interin. Por nuk bëhet fjalë për skuadrën e trajnerit Luciano Spalletti, që luan në Serinë A, por për ekipin e Inter Miami CF, ku është pronar David Beckham.

Skuadra amerikane do të debutojë në MLS në vitin 2021, pikërisht në vitin që Ozil përfundon kontratën e tij me “topçinjtë”, ndaj dhe Beckham i ka bërë një ofertë fantazistit gjerman, për ta sjellë në skuadrën e tij. Beckham kërkon të ndërtojë një ekip të fortë, me yje në formacion dhe i beson shumë Mesut Ozil, i cili është në krizë muajt e fundit me Arsenal.

Edhe vetë Ozil nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për të luajtur në Major League Soccer dhe ka shansin e madh që ta bëjë këtë gjë, duke veshur fanellën e skuadrës së Inter Miami CF. Ndërkohë që, një tjetër Inter, ai i trajnerit Luciano Spalleti, pret rastin për ta sjellë fantazistin 30-vjeçar në Serinë A, teksa prej kohësh ka shfaqur interesim për mesfushorin gjerman.

Related posts

“QËLLIMI YNË ËSHTË QË T’I AFROHEMI…”/ Brdariç: Deklaratat e Ilir Dajës? Justifikim i ulët

Delo.autor

CROTONE-NAPOLI/ Pas një krosimi nga Cordaz, Insigne realizon një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Dy super gola të shpejtë, Shënon në fillim Hazard, më pas barazon Pereyra (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment