Futboll Sport

Xhejmsin e josh skuadra nga Azerbajxhani, sulmuesi: Vendos Skënderbeu!

Pritja për të marrë lajmin për pjesë marrjen ose jo në Champions po zgjat ende në kampin korçar dhe kjo nuk i shërben aspak mirë ekipit në përgatitje të sezonit të ri. Gjithsesi, kohën për të marrë një vendim të tillë nga ana e KAS, bardhekuqtë janë duke e shfrytëzuar për t’u çlodhur dhe për të rifituar energjitë. Një gjë e tillë duket se po shfrytëzohet mjaft mirë nga ana e Xhejms Adenijit, sulmuesit nigerian.

Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport” ka vlerësuar në maksimum performancën e treguar nga ana e bardhëkuqve në këtë kampionat, duke bërë me dije se ishte maksimumi dhe për këtë u mbush plot me lavdi.

Ecuria – “Ka qenë një vit shumë i suksesshëm dhe jam i mendimit se është më i miri që në kohën që unë jam pjesë e Skënderbeut. Kanë qenë paraqitje mbi normalen që jemi mësuar të shohim në kampin bardhekuq dhe në të gjithë futbollin shqiptar që filloi që me përfaqësimin në Europa Ligë, duke kaluar katër ture dhe kulmoi me pjesëmarrjen në grupet e këtij kompeticioni që ishin një lavdi më vete.

Më pas, ajo frymë europiane u përcoll edhe në kampionat ku dominuam dhe bëmë më të mirën e mundshme, duke e mbyllur praktikisht kampionatin pa filluar mirë. Nga ana tjetër, gjithçka u mbyll në mënyrën më të mirë me Kupën e Shqipërisë që ishte qershia mbi tortë e këtij sezoni”, theksoi fillimisht Xhejms.

Europa – Më pas sulmuesi u ndal edhe te pritja për Champions-in. “Tani normalisht jemi me pushime, por sigurisht që koka na rri gjithmonë tek Europa. Jemi në pritje të një vendimi për të qenë pjesë e Champions Ligës këtë sezon apo jo. Sigurisht që është edhe një arenë për ne futbollistët dhe do të ishte ndryshe të merrnim pjesë, pasi do të jepte një qasje pozitive të gjithë sezonit”, vijoi prononcimin e tij sulmuesi nigerian.

Sulmi – Së fundi, nigeriani u ndal edhe te bashkëjetesa në repartin e sulmit me kryegolashënuesin Ali Soue, të cilit nuk ia kurseu elozhet, por i bëri ftesë të hapur për të qenë sërish pjesë e këtij ekipi. “Bashkëjetesa me Souenë? E kush nuk do të ishte i kënaqur që të kishte shok reparti një lojtarë të atij niveli, siç ishte Soue. Një nga të paktët lojtarë që nuk neglizhonte asgjë në një seancë stërvitore, por edhe në pjesën e regjimit. Do të ishte kënaqësi që ta kishim sërish mes nesh, madje sa herë kam folur, nuk e kemi mënjanuar si temë bisede edhe rikthimin në Korçës, gjë që edhe ai është i kënaqur nëse ndodh”, përfundoi Xhejms.

Oferta nga Gabala – Pas qarkullimit të lajmit se ka pasur ofertë për Xhejmsin nga Azerët e Gabalës, është pyetur vetë lojtari bardhekuq, i cili ka provuar që të “driblojë” përgjigjen në lidhje me këtë temë. “Nuk është se kam qenë shumë në korrent me atë çfarë ka ndodhur për sa i përket merkatos, pasi kam një kontratë me Skënderbeun dhe janë ata që vendosin në lidhje me të ardhmen. Sigurisht që do të më pëlqente një aventurë jashtë Shqipërisë, por gjithçka varet nga Skënderbeu. Të tilla oferta të stimulojnë për të dhënë më të mirën”, përfundoi Xhejms

Related posts

“SAN SIRO” NË FESTË/ Cutrone kalon në avnatazh MILANIN me një gol të bukur (VIDEO)

Isa.Autor

RENDITJA NË SUPERIORE/ Asnjë “blof” në javën e 20, tabela e klasifikimin mbetet e pandryshuar

Delo.autor

Faza finale e Botërorit do të luhet me top të ri

Sadik.Autor

Leave a Comment