Sport Të tjera

Lista e milionerëve të tenisit, kryesojnë Federer dhe Serena Williams

Suksesi i Rafael Nadal në “Roland Garros” në terma financiare përkthehet me 2 milionë e 200 mijë dollarë, shumë kjo që shkon menjëherë në llogarinë e tij. Çmimi i fundit i fituar nga tenisti spanjoll e çon shumën totale të përfituar gjatë karrierës së tij në 100.251.598 dollarë. Vetëm Roger Federer dhe Novak Djkovic kanë patur më shumë të ardhura se Nadal në karrierën e tyre, zvicërani 116.222.182 dollarë dhe serbi 110.854.762 dollarë.

Në listën e më të pasurve të tenisit vijnë më pas Andy Murray (60.807.644), Pete Sampras (43.280.489), Andre Agassi (31.152.975), David Ferrer (31.038.623), Stanislas Wawrinka (30.976.225), Tomas Berdych (28.845.972) dhe Boris Becker (25.080.956).

Sa u përket femrave, ka akumuluar më shumë të ardhura gjatë karrierës Serena Williams, plot 89.722.779 dollarë. Tenistja amerikane ndiqet nga motra e saj, Venus Williams me (39.990.543), Maria Sharapova (30.828.060), Kim Clijsters (24.442.340) dhe Lindsay Davenport (22.166.338).

Related posts

LUKAKU RRËFEN 360 GRADË/ Nga fëmijëria e vuajtur tek ëndrra e realizuar, Inter

Delo.autor

Ngre siparin futbolli në Angli, SUPER-ndeshja e sotme hap sezonin e ri

Isa.Autor

RIHAP SFIDËN NDAJ ROMËS/ Theo Hernandez i tregon “Kuqezinjve” si shënohet, ja super goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment