Futboll Sport

Ylli i Real Madrid mbron trajnerin e Spanjës: Përkrah tij deri në vdekje!

Mbrojtësi i Spanjës, Dani Carvajal foli të enjten në favor të trajnerit të përfaqësueses së tij, Fernando Hierro dhe aftësive të tij si teknik. Ky i fundit ishte zëvendësuesi i ish-trajnerit të kombëtares së Spanjës, Julen Lopetegui, që u shkarkua për shkak të kontratës së lidhur me Real Madrid. Një zëvendësues, që sipas ish-trajnerit të Real Madrid, Bernd Schuster, nuk është aspak i denjë dhe aq më pak i aftë për detyrën që i është ngarkuar.

“Problemi i parë që ka Spanja është fakti që Hierro nuk është një trajner. Ai nuk ka eksperiencën për këtë nivel, të jesh futbollist nuk është njëlloj si të jesh trajner. Ai mori detyrën shumë vonë dhe nuk është faji i tij, por është shumë e vështirë për atë që të marrë vendime. Ekipi ishte ndërtuar nga një tjetër person dhe ai nuk po bën ndryshimet e duhura. Ai nuk ka një plan, ai nuk di si të reagojë”, deklaroi ish-trajneri i Real Madrid, Bernd Schuster, për stacionin radiofonik “Onda Cero”.

Përcaktime këto që kanë hasur menjëherë në reagimin e mbrojtësit të Real Madrid dhe përfaqësueses së Spanjës, Carvajal, i cili gjatë konferencës për mediat të Enjten doli në mbrojtje të trajnerit Hierro duke deklaruar: “Unë mendoj se është mëse i aftë, ndaj më duhet të kundërpërgjigjem ndaj fjalëve të Schuster. Në fund, jemi ne ata që e shohim atë çdo ditë dhe ne besojmë se ai është i kualifikuar që të udhëheqë ekipin përfaqësues. Ai është një trajner madhështor dhe ne të gjithë qëndrojmë përkrah tij deri në vdekje”.

Related posts

DIAMANDI I TARES/ Bomba e merkatos vjen nga “San Siro”: MILANI çmend tifozët

Isa.Autor

Ish-lojtari i Lushnjës i shënon Steauas në Rumani, feston edhe me shqiponjë

Isa.Autor

GJEST I MADH/ Menaxheri i Manchester City dhuron 1 milion euro për të ndihmuar Spanjën kundër koronavirusit

Delo.autor

Leave a Comment