Futboll La Liga Sport

Zbuloni strategjinë e re të Barcelonës pë të mbajtur “xhevahirët” katalanas

Barcelona ka pranuar që duhet të përgatitet për të shmangur largimet e talenteve që ka në akademi, sidomos në moshën 16-vjeçare, kur firmosin kontratë profesionale. Kështu, drejtuesit e klubit kanë krijuar një formulë të re për të kompensuar futbollistët që mbeten në “Camp Nou”, përkundër ofertave joshëse ekonomike që vijnë nga Anglia, Gjermania apo Italia.

Klubi blaugran e ka kuptuar strategjinë e ekipeve të huaja për të tërhequr talentet e rinj dhe ka nisur punën për t’i bindur ata që të qëndrojnë në Katalonjë. Në disa raste specifike, lojtarëve që kanë marrë propozime të rëndësishme nga jashtë, u ofrojnë një bonos të veçantë kur arrijnë te Barça B. Në kontratën e tyre të parë profesionale, caktohet një shumë shtesë financiare e besnikërisë që i kompenson ato në mënyrë të konsiderueshme për kohë që kanë qëndruar në Barcelonë.

Klubi katalanas i paguan gjithashtu një shumë të konsiderueshme në kontratën e parë kur nënshkruajnë, për të shmangur ikjen e tyre. Në këtë mënyrë do të investojë për ekipin e dytë. Aktualisht lojtarët kanë një klauzolë prej 100 milionë euro nëse duan të largohen e të nënshkruajnë për ekipe të tjera.

Related posts

Shqipëria e Bogdanit “imiton” kuqezinjtë e Panuccit, fitore në frymën e fundit

Isa.Autor

SHQIPËRI-ANDORRË/ Pas 6 minutash lojë, Balaj zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Nuk rinovon me PSG/ MILANI dhe BARÇA hidhen në sulm për mesfushorin francez

Isa.Autor

Leave a Comment