Futboll Seria A Sport

Ze Maria “harron” Tiranën, komenton ecurinë dhe merkaton e ish-skuadrës së tij

Përpara se të bëhej trajner i Tiranës, Ze Maria ka qënë i njohur për sportdashësin shqiptar nga aktivizimi i tij në Seria A, në radhët e Interit.

Në një intervistë për “RMC Sport” trajneri i Tiranës ka dhënë disa deklarata për ekipin e zikaltër, ku është shprehur se Inter duhet gjithmonë të jetë në luftë për titullin kampion.

Si e shihni Interin e sezonit të ardhshëm?  Ka nevojë për më shumë vazhdimësi. Nuk ishte në gjendjen për të luftuar për titullin. Mendoj se  vitin tjetër do të duhet të jetë një sezon ndryshe. Liga e Kampioneve ka ardhur, por një skuadër si Inter nuk mund të marrë deri në ditën e fundit për të hyrë në këtë garë. Një klub si Inter duhet gjithmonë të luftojë për të fituar titullin kampion.“-tha fillimisht Ze Maria.

I pyetur për merkaton që pritet të zhvilloj Interi, Ze Maria është shprehur pro një firme me mesfushorin belg të Romës, Radja Nainggolan.

Si do Nainggolan do të shihte në Inter? Kushdo që e merr, duhet të dijë fuqitë dhe dobësitë e tij. Cilësitë nuk janë diskutuar, Spalletti e njeh atë.-përfundoi tekniku brazilian.

Në sezonin që lamë pas Ze Maria ia doli të ngjis në elitën e futbollit shqiptar, Tiranën që sezonin 2017-2018 e luajti për herë të parë në historinë e saj të lavdishme në Kategorinë e Parë.

Related posts

E PAPRITUR/ Enis Bardhi në telashe, mesfushori shqiptar po hetohet nga policia për…

Delo.autor

PRANON PERIUDHËN E VËSHTIRË/ Benatia: Duhet të vazhdojmë t’i mbajmë kokat lart

Delo.autor

ÇUDIRA SHQIPTARE/ Kamza aktivizoi në kampionat edhe dy menaxherët (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment