Futboll Sport

Zhgënjeu përballë Islandës, Messi flet pas ndeshjes dhe merr përsipër…

Ka qenë një zhgënjim total i Lionel Mesit ndeshja e sotme përballë Islandës ku skuadra e tij Argjentina nuk vajti më tepër se një barazim  1-1. Madje sot ai është kthyer në një protagonist negativ duke humbur një penallti. Por pas ndeshjes Mesi foli për mediat dhe mori përsipër përgjegjësitë e tij për ndeshjen.

“Nuk gjetëm hapësira mes linjave të kundërshtarëve. Në pjesën e dytë Islanda luajti krejtësisht ndryshe, vetëm prisnin. Unë ndjehem përgjegjës për barazimin. Deshëm të fillonim turneun duke fituar, pasi do të na kishte dhënë qetësi, Por ideja mbetet e njëjta, duhet të fitojmë dy ndeshjet e radhës, meritojmë më shumë.

Na mbeten edhe dy ndeshje, ndaj Kroacisë dhe Nigerisë, ka ende gjithçka të hapur. Duam tre pikët ndaj Nigerisë pasi të japin qetësi por duhet të vazhdojmë të punojmë. Kroacia është e vështirë gjithashtu, për llojin e përfaqësueses që është. Mbyllen mirë në prapavijë, me një top mund të ndryshojnë fatin e ndeshjes”, u shpreh Mesi pas ndeshjes.

Related posts

SAGA “PLESHTI” VAZHDON/ Barcelona e bllokoi me La Ligan, Messi nuk dorëzohet!

Delo.autor

BASKETBOLL/ Milwaukee kampion në Lindje, sfidon Phoenix për titullin në NBA

Delo.autor

“MË ZBULOI GJYSHJA”/ Roshi tregon emocionet e thirrjes në kombëtare, ja rrëfimi i tij

Delo.autor

Leave a Comment