Futboll Sport

PAS TRAGJEDISË SË EMILIANO SALA/ Homazhet e Nantes për futbollistin prekin zemrat në mbarë botën (VIDEO)

Fjalët nuk gjejnë vend në të tilla situata. Heshtja është gjëja e vetme që të sjell ndër mend kujtime. Kujtime që do mbeten gjithmonë në zemrat dhe mendjen e këtyre lojtarëve dhe tifozëve. Janë shokët e tij, janë fansat e tij, janë të gjithë ata që ndanë momentet më të bukura, janë ata që shijuan golat dhe brohorimat e tij.

Lojtarët e Nantes dhe tifozët e këtij klubi i dhanë një lamtumirë prekëse idhullit të tyre, që vendosi të kërkojë ëndrrën përtej detit, në atë det të mallkuar që i ndali frymën e fundit. Një i ri që ëndërroi suksesin dhe ishte në kulmin e karrierës edhe pse mosha e tij shënonte 28 vjeç.

Ky ishte Emiliano Sala, të cilit Nantes i bëri homazhe në ndeshjen ndaj Nimes për Ligue 1 në Francë. Një ndeshje që nisi me doza të forta emocioni, tifozë e lojtarë me lot në sy që vetëm duartrokitën pa reshtur dhe brohoritën pa fund emrin e tij.

Një video mbi 5 minuta e përmbledhur nga klubi francez, që tregon të gjithë momentet e këtij homazhi. Prekëse!

Related posts

NUK NDALET ME PËRFORCIMET/ Juventus gati goditjen e dyfishtë për shifrën qesharake…

Delo.autor

Festimi më i dështuar i historisë së Kupës së Botës vjen nga sulmuesi belg (VIDEO)

Isa.Autor

Gjetan Keta mposht Caseres, fiton me k.o në raund të gjashtë

Sadik.Autor

Leave a Comment