Sport Të tjera

Zhvilluan një kampionat shumë të mirë, qeveria pret kombëtaren shqiptare

Kombëtarja shqiptare e volejbollit ditën e sotme është pritur nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj.Lindita Nikolla, duke i përgëzuar kështu vajzat për suksesin në Europena League, ku Shqipëria u rendit në vendin e tretë.

Në një postin në rrjetet sociale, Federata Shqiptare e Volejbollit tregon se ky ishte një takim i ngrohtë me ministren Nikolla, e cila ka marrë si dhuratë një top volejbolli.

Kuktojmë që Kombëtarja u rendit në vendin e tretë, duke mundur Estoninë 3-0 me sete dhe kanë marrë medaljen e bronzit.

“Pas vendit të tretë të arritur në Ligën e Europës, kombëtarja e femrave në volejboll është pritur sot paradite nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj.Lindita Nikolla. Një takim i ngrohtë dhe mjaft miqësor me Ministren Nikolla, e cila ka vlerësuar këtë rezultat të arritur nga kombëtarja kuqezi.

Ministria e Sportit është një nga partnerët kryesorë të Federatës Shqiptare të Volejbollit, pasi ka dhënë një mbështetje të madhe për sportin shqiptar dhe veçanërisht për volejbollin, ndaj ky invesim u shpërblye me një rezultat mjaft të mirë në arenën ndërkombëtare.

Një pritje miqësore e një bashkëpbisedim i ngrohtë mes volejbollisteve, drejtuesve të FSHV-së dhe Ministres Nikolla e stafit të saj, që kajnë konfirmuar mbështetjen e tyre për sportin e volejbollit, duke e konsideruar si mjaft të rëndësishëm këtë rezultat të kombëtares në Ligën e Europës.

Volejbollistet kuqezi, fituese te medaljes së bronzit, në mënyrë simbolike i kanë dhuruar Ministres Nikolla një top volejbolli të firmosur prej tyre, duke e falënderuar për mbështetjen që kjo Ministri ka dhënë dhe për përkrahjen që i jep FSHV-së.

Ky takim është një shtysë e madhe për kombëtaren e femrave, por edhe atë të meshkujve, që këtë fundjavë do të luajnë në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018″, një tjetër event i rëndësishëm ndërkombëtar ku volejbolli shqiptar do të përpiqet të thotë me sukses fjalën e tij”.

Related posts

ZYRTARE/ Caktohet data për Superkupën e Italisë, Juventus–Milan luhet larg Italisë

Isa.Autor

E ZBULON GAZETA SPANJOLLE/ Mësohet dita kur Messi do komunikojë për të ardhmen e tij

Delo.autor

DI FRANÇESKO NË FIJE TË PERIT/ Panuçi kandidat për ta zëvendësuar

F.autor

Leave a Comment