Futboll Sport

Zidanin e mbulojnë me ar në Katar, ofertë e çmendur për francezin

Vetëm një ditë pas largimit nga Reali i Madridit, Zinedin Zidan tërbon merkaton. Trajneri që arriti të bënte histori me ekipin madrilen duke fituar 3 Champions radhazi, është i përzgjedhuri i kombëtares së Katarit, federatë e cila është gati që ta bëjë më të paguarin në botë.

50 milionë paund për 4 vitet e ardhshme, ku francezi mund të ketë të gjithë kohën e mundshme për të përgatitur një ekip të fortë për Botërorin 2022. Ky kompeticion do të zhvillohet pikërisht në Katar dhe këta të fundit duan të bëjnë një paraqitje dinjitoze. Oferta sigurisht është tunduese, por duhet parë nëse Zidan ka për qëllim të vazhdojë në nivele të larta apo të shkojë në Katar.

Dhe për ta mbajtur në nivele të larta, mendon Çelsi, i cili e ka futur në listën e dëshirave për pasardhësin e Antonio Kontes. Blutë e Londrës kanë si objektiv kryesor Sarrin, por edhe Zidan, tani që është i lirë, tundon Abramoviçin.

Related posts

DERBI/ Nis marshimi i tifozëve të Partizanit, bardheblutë mblidhen para stadiumit (VIDEO)

F.autor

Qaka vuan me Steaun e Bukureshtit, kritika dhe klauzolë e frikshme për të

Isa.Autor

Lamtumirë Juventus, Asamoah kryen testet mjekësore me Interin

Sadik.Autor

Leave a Comment