Futboll Sport

Zvicër-Serbia, “finalja” për një vend në raundin e ardhshëm të Botërorit

Serbi-Zvicër me shumë gjasa ka të ngjarë të jetë ndeshja vendimtare për të përcaktuar skuadrën e dytë të kualifikuar në Grupin E, krahas Brazilit. Serbia është ekipi me klasifikimin më të ulët të FIFA-s, megjithatë ka shanse të mëdha pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë kundër Kosta Rikës, gjithsesi Zvicra e ka moralin në qiellin e shtatë, teksa në ndeshjen e parë barazoi 1-1 ndaj “Selseao”.

Zvicra është vendi i gjashtë në klasifikimin e FIFA-s dhe kjo tregon forcën e këtij ekipi që nëse mposht Serbinë do t’i mjaftojë të mos humbasë kundër Kosta Rikës për të vazhduar më tej në këtë Kupë Bote.

Zvicra, në botërorin e tetë viteve më parë mposhti Spanjën, që më pas do të fitonte trofeun, por nuk arriti të kualifikohet në fazën me grupe.

Zvicerianët nuk konsiderohen si favoritë për të fituar Kupën e Botës, por nuk kanë humbur asnjë nga gjashtë ndeshjet e fundit, përfshi edhe dy barazimet kundër Brazilit dhe Spanjës.

“Unë shpresoj që njerëzit të na vënë re dhe të na marrin seriozisht. Ndonjëherë kemi pasur më shumë kritika se sa mbështetje dhe kjo nuk është e drejtë sepse kemi luajtur shumë mirë,” – tha trajneri serb i Zvicrës, Vladimir Petkovic.

Zvicra, një ekip i organizuar mirë dhe i bazuar te forca fizike e futbollistëve të tij, nuk duhet të trembë më shumë se duhet Serbinë që ka treguar se pikërisht këto janë erdhe armët e Serbisë, kësisoj mendohet se sfida mes tyre në “Kaliningrad Stadium” do të prodhojë kartonë të verdhë.

Të dyja ekipet shënuan nga një gol në ndeshjet hapse të Kupës së Botës dhe të dy këto gola erdhën nga goditje standarte.

Steven Zuber i Zvicrës shënoi me kokë gjatë një goditje nga këndi, duke vulosur barazimin ndaj Brazilit, ndërsa kapiteni Aleksandar Kolarov realizoi me goditje dënimi golin e fitores për Serbinë ndaj Kosta Rikës.

“Ne respektojmë Zvicrën dhe i kemi analizuar e studiuar të tre kundërshtarët në grup, – tha trajneri i Serbisë, Mladen Krstajic, i cili ka vetëm një ndeshje zyrtare në krye të përfaqësueses. – Dimë gjithçka për Zvicrën dhe duhet të jemi të përgatitur në çdo detaj, sepse pikërisht detajet na dhanë fitoren ndaj Kosta Rikës dhe i dhanë mundësinë Zvicrës të barazonte ndaj Brazilit.”

Zvicra shkoi në 1/8-t e finaleve të Kupës së Botës 2014, ku u mposht nga Argjentina, rezultat që arriti edhe në vitin 2006, ku u eliminua nga Ukraina me penallti.

Formacionet e mundshme:

Serbia: Stojkovic, Kolarov, Tosic, Milenkovic, Ivanovic, Matic, Milivojevic, Ljajic, Milinkovic-Savic, Tadic, Mitrovic.

Zvicra: Sommer, Rodríguez, Lichtsteiner, Schaer, Akanji, Behrami, Xhaka, Shaqiri, Dzemaili, Zuber, Seferovic.

Related posts

MARRIN FUND DYSHIMET/ Guardiola “shtrëngon rripin”: Nuk paguajmë 112 milionë euro për një mesfushor

Delo.autor

Shpëton Aguero nga dënimi

Q.Autor

RIKTHEHET SËRISH PROTAGONISTE/ Wanda Nara bën tatuazh në pjesën intime të trupit (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment