Futboll Premier League Sport

Zyrtare/ Arsenal nënshkruan me mbrojtësin e Juventusit

Arsenal ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit zviceran Stephan Lichtsteiner nga Juventus me parametra zero.

Mbrojtësi i krahut 34-vjeçar, i cili do të jetë blerja e re e Unai Emery në klub ka fituar titullin në secilin prej shtatë sezoneve të tij te Juve dhe ka bërë 27 paraqitje në sezonin e kaluar.

Ai është pranë ndeshjes së 100-të me Zvicrën, duke marrë pjesë në dy Europiane dhe dy Kupa Bote.

“Stephan do të sjellë eksperiencë të madhe dhe lidership në skuadrën tonë. Ai është një lojtar me kualitet të madh dhe me një sjellje shumë pozitive. Stephan do të na përmirësojë si brenda ashtu edhe jashtë fushe,” shprehet trajneri Unai Emery.

“Është një moment i madh për mua, pas Juventus-it, të vijë tek Arsenal. Është një projekt për t’u rikthyer në Champions League, është e vështirë të mos shohësh një klub si Arsenal që nuk luan në Champions League nëse sheh lojtarët, klubin, stadiumin,” ishin fjalët e para të Lichtsteiner.

Related posts

E BUJSHME/ MILANI në gjueti të drejtorit sportiv, IGLI TARE në objektivin KUQEZI

Isa.Autor

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ KUKËSIT/ Trajneri Shkëmbi: Ne synojmë të arrijmë në…

Delo.autor

DEKLARATA PAS HUMBJES NDAJ JUVENTUSIT/ Gattuso: Humbja erdhi nga dy gabime, kemi…

Delo.autor

Leave a Comment