Futboll Premier League Sport

ZYRTARE/ Manchester United ofron 70 milionë euro për mbrojtësin e Interit

Manchester United kërkon të përforcojë mbrojtjen duke blerë mbrojtësin e Inter Milan Skriniar. Pasi tashmë ka transferuar mbrojtësin e djathtë të Diogo Dalot, Jose Mourinho e ka kthyer vëmendjen te qendra e mbrojtjes.

Dhe sllovaku 23-vjeçar Skriniar është në krye të listës së dëshirave të portugezit, sipas raporteve në Itali. Gazzetta dello Sport pretendon se Inter nuk ka ndërmend të ulë pretendimet nga çmimi 90 mln euro.

Skriniar mbërriti në San Siro sezonin e kaluar për 25 mln euro nga Sampdoria.

Por është kthyer në një nga mbrojtësit më të mirë të kontinentit duke luajtur të gjitha ndeshjet e Serie A sezonin e kaluar.

Gjithsesi, Manchester United nuk është gati të paguajë një shifër aq të lartë për të, dhe thuhet se oferta e tyre ka qenë 70 mln euro.

Related posts

Largimi nga kombëtarja/ DALIC takohet me kreun e Federatës Kroate dhe vulos të ARDHMEN

Isa.Autor

“JU DËRGOJ PUTHJE DHE GËZUAR PASHKËT”/ Vajza bukuroshe e ish-futbollistit tërbon rrjetin me pozat seksi (FOTO)

Delo.autor

PSG bën “pazar” në Argjentinë/ Francezët piketojnë talentin e Boca Juniors për sulmin

Sadik.Autor

Leave a Comment