Futboll Seria A Sport

Zyrtare/ Matia Perin firmos me Juven deri në 2022

Mattia Perin është zyrtarisht portieri i ri i Juventusit. Klubi bardhezi lajmëroi ditën sotme arritjen e akordit me klubin e Genoa-s dhe me portierin. Pas vizitave mjekësore me Juven, ish numri 1 i kuqebluve firmosi kontratën që e lidh me kampionët e Italisë deri në 30 qershorin e 2022-it. Klubi i Genoa-s do të përfitojë 12 milionë euro, që do të paguhen në 3 këste, ndërkohë që mund të jepen edhe 3 milionë euro të tjera shtesë në bazë të ecurisë së ekipit.

Gjithashtu klubi bardhezi do të ketë edhe shërbimet e mesfushorit Emre Can. Klubi i Liverpool-it lajmëroi largimin e lojtarit. Kështu që zyrtarizimi me “Zonjën e Vjetër” dhe firma në kontratën e re është vetëm çështje orësh. Ai pritet në Torino për të kryer vizitat mjekësore dhe për të hedhur firmën në kontratë.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Trajneri i kombëtares së njohur del pozitiv me COVID-19, ja emri…

Delo.autor

“FRANCE FOOTBALL” PUBLIKON LISTËN/ Kundërshtarët shikojnë “makthe” aty, ja 10 stadiumet më të zjarrta në botë

Delo.autor

Franca Kampione e Botës, FIFA e kishte përcaktuar që në fillim (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment