Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Partizani-Kastrioti: Nisje e vrullshme e krutanëve, skuadra e Gegës në vështirësi (VIDEO)

Po luhet në “Selman Stërmasi” sfida mes Partizanit dhe Kastriotit e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore. Pas triumfit në Kupë ndaj krutanëve ditën e mërkurë, skuadra e trajnerit Skënder Gega, do të kërkojë suksesin e radhës në vetëm pak ditë.

Për të kuqtë fitorja në sfidën e sotme është detyrim për të mos humbur terren ndaj ndjeksve të Kupës, ndërkohë Kastrioti i Devollit, vjen në këtë përballje pas 2 triumfe radhazi në kampionat, duke treguar personalitet.

Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare. Trajneri Gega ka preferuar të bëjë disa ndryshime në sulm, teksa Mensah do të jetë në majë, i mbështetur nga Bardhi dhe Asani.

Mala është spostuar në mesfushë me Atandën dhe Telushën. Ndërkohë te Kastrioti trajneri Devolli ka hedhur nga minuta e parë futbollistin e huazuar nga Kukësi, Arlind Kalaja.

Në stadium është i pranishëm edhe trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi së bashku me Ervin Bulkun.

LIVE| PARTIZANI-KASTRIOTI 0-0

KOMENTI LIVE:

20′ Goditja e dytë nga këndi për Kastriotin. Kroson Shehu, por largon Telushi me kokë.

11′ Sërish Kastrioti rrezikshë. Pas një harkimi nga e majta, Vatnikaj provon me kokë, por gjuajtja e sulmuesit shkon jashtë kuadratit.

9′ Vatnikaj provon të rrezikojë me një gjuajtje brenda zonës, por ndalet nga mbrojtësi Lum Rexhepi.

6′ Goditja e parë nga këndi i përket Kastriotit, kroson braziliani Roxher, por topi shkon në duart e Alban Hoxhës.

5′ Mosmarrveshje në mbrojtjen e Partizanit, por Roxher zihet në pozicion jashtë loje.

3′ Fillim i qetë, Partizani të shtyjë në zonën e krutanëve, por mbrohet mirë skuadra e Devollit.

1′ Ka nisur takimi në “Selman Stërmasi”.

Related posts

Shokohet PSG/ Neymar është sëmurë, rrezikon ndeshjen e rëndësishme

Q.Autor

Dëmtohet sërish Ibrahimovic, një muaj larg fushave

Q.Autor

Skedina e ‘çmendur’ që ju bën me para! Koeficienti 2600…

Q.Autor

Leave a Comment