Futboll Sport

​Vrsaljko punë e kryer, Vidal shumë pranë

Interit pothuajse e ka kompletuar transferimin e nënkampionit të Botës me Kroacinë, Sime Vrsaljko, derisa thuhet se është edhe pranë arritjes së marrëveshjes me Bayern Munichun për Arturo Vidalin.

Dje në mbrëmje u raportuar se zikaltrit tashmë kishin arritur marrëveshje me Atletico Madridin për përfaqësuesin kroat, transmeton Gazeta Express.

Sipas Sky Sport Italia, mbrojtësi i krahut të djathtë do t’i bashkohet Interit për 6.5 milionë euro në formë huazimi, me zikaltrit që më pas kanë mundësinë të zgjedhin ta blejnë atë përfundimisht për 17.5 milionë euro verën e ardhshme.

Gazzetta dello Sport raporton se 26-vjeçari mund të fluturojë drejt Italisë sot në mbrëmje, për t’i kryer testet mjekësore nesër në mëngjes.

Ndërkohë, e përditshmja italiane po ashtu raporton se është duke u punuar rreth një marrëveshje me Bayern Munichun për kilianin Vidal.

Pohohet se edhe mesfushori do t’i bashkohet Interit fillimisht si i huazuar nga kampioni i Gjermanisë.

E gjithë marrëveshja, e cila përfshirë pagesën për huazim dhe shumën e dakorduar për ta blerë 31-vjeçarin verën e ardhshme, mendohet se kap shifrën 20 milionë euro.

Related posts

Shokuese, Leo Messi mund të humbë Botërorin Rusi 2018

Sadik.Autor

Di Francesco: I lumtur për fitoren, e prisja golin nga Under

Q.Autor

E ÇUDITSHME/ I ndjek gjithmonë ndeshjet i ulur në stol të improvizuar, ja arsyeja e veprimit të trajnerit Bielsa

Delo.autor

Leave a Comment