Futboll Sport

MOMENTI MË I MIRË! Peter Olainka: Dua të luaj për Shqipërinë, do jem i lumtur nëse më thërrasin

Goli i shënuar kundër Interit në Ligën e Kampioneve ka kthyer përsëri në vemendjen e opinionit sportiv shqiptar emrin e Peter Olajinkës dhe ka rihapur diskutimet, për momentin kryesisht në rrjetet sociale, nëse lojtari duhej ftuar në kombëtaren shqiptare.

Ish-sulmuesi i Bylisit dhe Skënderbeut, në vitet kur ishte pjesë e skuadrës korçare, u përfol vazhdimisht se mund të bëhej pjesë e kuqezinjve, por kjo nuk u bë asnjëherë realitet.

Por me sa duket Olajinka vazhdon të shpresojë që të jetë pjesë e përfaqësueses kuqezi dhe në një intervistë të publikuar në Republikën Çeke, ku luan tani me Slavia Pragë, insiston se dëshiron të luajë me Shqipërinë dhe se ka qenë shumë pranë ftesës së saj edhe në të kaluarën, shkruan “Vipsport.al”.

“Kishte shumë diskutime rreth kësaj mundësie dhe nuk kam qenë kundër. Në një moment isha shumë afër, le të themi 60 me 40, për t’iu bashkuar Shqipërisë. Unë mësova pak gjuhën dhe më tërhiqte ideja. Nuk është bërë ende realitet, por nëse çdo gjë shkon në rregull, do të dëshiroja të luaja për ata”, janë fjalët e Olajinkës, i cili gjithsesi lë të hapur edhe opsionin e Nigerisë, vendlindjes së tij.

“Ide e këndshme, por nuk më ndikon. Nëse më thërrasin ndonjëherë në të ardhmen, do të jetë e shkëlqyer, do të jem i lumtur. Por nëse jo, ka opsione të tjera”, tha ai. Me golin e shënuar kundër Interit e sidomos me paraqitjen që dha në fushën e lojës, me siguri që interesi për të nuk do të mungojë.

Related posts

KËRKON TA BLEJË ME ÇDO KUSHT/ Juventusi gati të shesë Douglas Costan për yllin…

Delo.autor

Tirana nuk i ndahet tregut të huaj, zyrtarizon lojtarin e kombëtares së Ganës

Isa.Autor

LIVERPOOL-CHELSEA/ Pas një super pasimi nga Kante, Mount zhbllokon sfidën ndaj “Të Kuqve” me një “MAGJI” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment