Futboll Premier League Sport

ACAROHET SARRI: Boll me pyetje për presidentin e Napolit, nuk flas më…

“A dua të marr të tjerë futbollistë nga Napoli? Besoj se futbollistët e Chelseas janë shumë të fortë. Duhet të falenderoj të gjthë futbollistët e Napolit, sepse nëse ndodhem këtu, mbase është falë tyre, por jam gjithashtu i kënaqur edhe me futbollistët e Chelseas. Nuk u përgjigjem më pyetjeve në lidhje me De Laurentiis”. Është ky qëndrimi i deklaruar nga trajneri i Chelseas, Maurizio Sarri në konferencën për mediat, të dhënë pas miqësores së fituar me rezultaitn e ngushtë 1-0 ndaj Perth Glory, teksa u rikthye të flasë për ish-skuadrën e tij.

Maurizio Sarri e komentoi kështu debutimin e tij me Chelsea: “Rezultati nuk është pasqyrë e asaj që u pa në fushë. Por në këtë periudhë, gjëja më e rëndësishme është paraqitja dhe performanca. Jam i kënaqur me atë që u pa në pjesën e parë, si dhe me çerek orën e parë të pjesës së dytë, por jo me 30 minutat e fundit të ndeshjes. Kemi humbur distancat mes mbrojtësve dhe mesfushorëve, duhet të punojmë. Duhet të rikthehemi në Cobham për të punuar fuqishëm. Dimë se duhet të përmirësohemi me shpejtësi të madhe”. Të shtunën në Nice, testi kundër Interit të Spalletti është shumë herë më i rëndësishëm: “Pres që të përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje. Në këtë moment nuk është e lehtë, sepse na mungojnë ende 12 futbollistë që kanë qenë të angazhuar në Botëror”, deklaroi Sarri.

Related posts

FORMULA 1/ Ferrari zbulon problemin: Humbasim sekonda, aty jemi më të avashtë se rivalët

Delo.autor

Të gjithë sytë nesër nga Botërori/ Ja çfarë parashikohet të ndodhë ditën e parë

Sadik.Autor

INTER-CAGLIARI/ Trajneri Conte synon triumfin në kupë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment