Futboll Sport

Bregu prezantohet tek Skënderbeu: Objektivi primar është fitimi i titullit kampion

Ka firmosur me Skënderbeun që në muajin janar, por vetëm tani në korrik, Dejvi Bregu është bashkuar me skuadrën korçare. Futbollisti vlonjat pasi mbylli aventurën europiane me Luftëtarin, ka lënë Gjirokastrën, për të nisur aventurën me ekipin e ri. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi bardhekuq përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruhet: “Pas vetëm një ditë pushim, ekipi i është rikthyer përgatitjeve në Korçë nën drejtimin e trajnerit Orges Shehi dhe stafit teknik. Grupi ka zbritur herët në mëngjes në fushën me bar natyral ku zhvilloi një seancë të karakterit aerobik dhe force. Me ekipin sot veç Almir Ajzeraj u bashkua dhe Dejvi Bregu i cili përfundoi huazimin tek Luftëtari dhe ka nisur përfundimisht aventurën bardhkuqe”.

Vetë futbollisti vlonjat, duke folur para medieve është shprehur shumë i kënaqur që më në fund veshi fanellën e klubit korçar. Më tej duke folur për objektivat e skuadrës së tij të re, Bregu tha se ka shkuar në Korçë vetëm për të fituar titullin kampoin. Ai gjithashtu iu ka premtuar angazhim maksimal për të kapur objektivat. Dejvi Bregu është një tjetër element shtesë në grupin e Skënderbeut, që edhe këtë vit do të pretendojë që të fitojë titullin kampion.

Related posts

U largua nga fusha me barela duke qarë, reagon trajneri i PSG-së: Ja gjendja e Neymarit, jemi…

Q.Autor

“MESSI? NEGOCIMI VAZHDON”/ Presidenti Laporta rrëfen: Koeman? Nuk kemi nxitim. Guardiola? I uroj…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Debrecen-Kukësi. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment