Futboll Sport

Adoleshenti “turpëron” Neymarin, ylli brazilian sillet si “fëmijë” (FOTO)

Neymar Jr. nuk është një futbollist që s’mund t’ia rrëmbesh topin. Ylli i PSG-së nuk ka arritur të mposhtë në një duel “kokë më kokë” një adoleshent gjatë një minikompeticioni “Neymar Five” ku ka zgjedhur 5 të rinj për t’u përballur. Njëri prej tyre nuk është “verbuar” nga madhështia e brazilianët dhe e ka nxjerrë bllof duke i hequr topin nga këmbët. Futbollisti më i kushtueshëm në botë “i ka djegur” keq ky veprim dhe në tentativë për të rifituar topin e ka përplasur në banderolat anësore.

Kjo sjellje është pritur me kritika në rrjetet sociale, të cilët nuk e kanë falur “gjestin” e yllit brazilian.

Dështimi në Champions League dhe Kupën e Botës e ka lënë jashtë garës për “Lojtarin më të mirë të vitit”. Normale që nuk është një kohë e lumtur për atë që vlerësohet si njëri prej 3 futbollistëve më të mirë në botë.

Related posts

Ka paqe te Lazio, Anderson kërkon falje, Inzaghi e kthen në skuadër

Q.Autor

Surpriza te Liverpool, mesfushori kyç rikuperohet për finalen e Champions?

Sadik.Autor

6 EKIPE NË FUSHË/ Mësoni kur luhen 3 supersfidat që mbyllin javën e 29-të të Superiores

F.autor

Leave a Comment