Futboll Seria A Sport

AKSIONE PËR GOL/ Ja pse HYSAJ është mbrojtësi më i mirë në SERIE A

“Nuk jam lojtar që di të luaj vetëm me një trajner. Po përshtatem të bëj çfarë më kërkon Karlo Ançeloti”. Kështu u shpreh Elseid Hysaj në intervistën e fundit që ka dhënë në mediat italiane. I gjendur në fazën përgatitore me napolitanët, nën drejtimin e “Don Karlos”, mbrojtësi kuqezi tregoi edhe gatishmërinë e tij për të qenë nën urdhrat e trajnerit të ri të Napolit me të gjithë kërkesat e tij për një mbrojtës anësor. Së fundmi vjen edhe një konfirmim statistikor në lidhje me edicionin e fundit të Hysajt në Serinë A.

Opta ka bërë një renditje të dhjetë mbrojtësve më të mirë në Serinë A. Shqiptari i Napolit gjendet në vendin e katërt kur bëhet fjalë për pjesëmarrjen e lojtarëve të prapavijës sa u përket golave të shënuar. Hysaj ka marrë pjesë në 14 aksione që janë finalizuar me gol nga skuadra e Napolit gjatë edicionit të fundit në kampionatin italian. Një tregues pozitiv për shqiptarin, pavarësisht se shpesh ka marrë edhe kritika se është shumë i tërhequr dhe se Sarri i kërkonte vetëm detyrat mbrojtëse pa e nxitur që të shtynte përpara drejt ofensivës.

Mbrojtësi i Napolit gjendet i katërti në këtë klasifikim të Optas, duke lënë pas edhe emra të njohur në Itali. Milan Shkrinjar, i cili bëri një edicion spektakolar me fanellën zikaltër në sezonin e fundit dhe Xhorxho Kielini, një prej shtyllave të prapavijës së bardhezinjve, renditen pas shqiptarit edhe pse me numër të njëjtë pjesëmarrjeje në aksionet që janë finalizuar me gol. Aleks Sando, Stefan De Vrij dhe Dani lo D’Ambrozio janë treshja e parë në këtë listë respektivisht me 18, 16 dhe 15 aksione.

Related posts

PËRBALLJA E TRAJNERËVE/ Mancini do hakmarrje, Martinez e shkarkoi nga Manchester City në 2013

Delo.autor

“Bomba” plas në Itali/ Abidal u takua me Pogba, francezi drejt Barcelonës…

Isa.Autor

Gullit: Gattuso ka nevojë për kohë te Milani

Sadik.Autor

Leave a Comment