Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Teuta-Luftëtari. Rezultati 1-0

Po luhet në “Niko Dovana” të Durrësit, sfida mes Teutës dhe Luftëtarit, e vlefshme për javën e tretë të Kategorisë Superiores. Durrsakët e Bledi Shkëmbi vijnë në këtë përballje si favoritë, teksa në 2 javët e para, kanë arritur të sigurojnë 4 pikë.

Nga ana tjetër, gjirokastritët e Klodian Duros, janë duke kaluar një moment aspak të këndshëm në këtë fillim kampionati, teksa nuk kanë provuar ende shijen e pikës. Me probleme të shumta në organikë, bluzinjtë do të tentojnë të surprizojnë Teutën, e cila këtë sezon është me petkun e pretendentes.

Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, teksa ajo që bie në sy është mungesa e Sherif Kallakut në radhët e vendasve, për shkak të një dëmtimi.

LIVE| TEUTA-LUFTËTARI 1-0

Nikaç 30′ 

KOMENTI LIVE:

30′ GOOOOL TEUTA 1-0/ Todorovski kroson nga e djathta brenda zonës, dalje e gabuar e portierit Paiteris, nuk fal aty sulmuesi Darko Nikaç, i cili godet saktë me kokë, duke kaluar në avantazh durrsakët. 

24′ Pranë golit Teuta pas një rrëmuje në zonën e  Luftëtarit, por ishte Albano Aleksi ai që shkaktoi faull në  sulm, duke sfumuar kështu një mundësi shënimi. Mesfushori ndëshkohet me karton të verdhë.

18′ Bie ritmi i ndeshjes, mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

12′ Minuta të qeta, skuadra e Teutë qarkullon topi dhe provon t’i afrohet portës të avantazhit.

6’ Goditje dënimi për Luftëtarin aty ku kroson Rapo, por mbrojtja e Teutës largon në goditje këndi duke rrezikuar edhe një autogol.

3′ Pranë golit Luftëtari me Renjën, gjuajtja e futbollistit korçar, ndalet nga traversa. Shansi i parë i artë për skuadrën e Duros.

2′ Teuta e nis në sulm, provon Lorenco Vila me një gjuajtje, topi shkon jashtë kuadratit.

1′ Ka nisur sfida në “Niko Dovana”.

FORMACIONET ZYRTARE: 

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuro, Aleksi, Avdyli, L.Vila, E.Vila, Vecaj, Nikaç. Trajner: Bledi Shkëmbi.

bandicam 2019-08-31 18-22-48-979

LUFTËTARI: Paiteris, Prikas, Isufi, Lala, Dushkaj, Rapo, Hilgen, Acka, Lika, Rënja, Fili. Trajner: Klodian Duro.

bandicam 2019-08-31 18-23-19-107

PANORAMASPORT.AL

Related posts

Manchester City nis “luftën” në merkato me Tottenham…

Sadik.Autor

PO SHKËLQEN PREJ VITESH TEK LIVERPOOL/ Salah kthehet në lëndë studimi në shkollë, zbulohet arsyeja

Delo.autor

VIDAL PËR RIKTHIMIN E JASHTËZAKONSHËM TË BARCELONËS/ Luajtëm me gjithë shpirt dhe zemër

Isa.Autor

Leave a Comment