Futboll Seria A Sport

Alex Sandro dhe PSG bien dakord, tani pritet Juventusi për t’i vënë “vulën”

Blerja faraonike e Cristiano Ronaldos ka sjellë eksitim të madh në mesin e tifozëve të Juventusit, të etur për të parë punën e luzitanit kampion. Në mënyrë të pashmangshme, megjithatë, ky transferim i shkëlqyer duhet të shoqërohet me përmbushjen e shpenzimeve sipas “fair play financiar”. Kjo do të thotë se duhen bërë ca shitje të tjera, për të siguruar të ardhura.

Një nga “kurbanët” kryesorë në këtë drejtim pritet të jetë Alex Sandro. Mbas një sezoni të suksesshëm, anësori brazilian është ende një nga pjesët më të mira në merkato dhe kërkohet nga PSG, që është gati për të nisur sulmin përfundimtar.

Siç është raportuar nga “Tuttosport”, klubi parizien do të arrijnë një draft të parë të marrëveshjes me agjentin e Alex Sandro, katër ose pesëvjeçare, me pagë 4.5 milionë euro në sezon, në mënyrë të konsiderueshme më shumë se 2.8 milionë euro të fituara aktualisht në Torino.

Prandaj, është e nevojshme të arrihet një marrëveshje me Juventusin, i cili e vlerëson brazilianin midis 45 dhe 50 milionë euro, pothuajse dyfishin e 20 + 6 milionëve të shpenzuara në vitin 2015 për ta blerë atë nga Porto.

Në rastin e largimit të Alex Sandro do të kishte një përpjekje për dy lojtarë me kontratë në përfundim (në vitin 2019): Juan Bernat i Bayern Munich dhe Matteo Darmian i Manchester United.
Sipas “Bild” dhe “Sky Sports de”, Borussia Dortmund do të tentojë për të marrë Mario Mandzukic nga bardhezinjtë. Kroati, megjithatë, konsiderohet jo në merkato nga Juventusi, që do të ishte i hapur për një transferim vetëm nëse sulmuesi demonstron vullnetin për të ndryshuar ajër.

Related posts

SFIDA NDAJ NANTES/ E pabesueshme çfarë ndodh tek PSG-ja, trajneri Pochettino e pëson njësoj si Tuchel

Delo.autor

SERIE A/ Juventusi kërkon arratinë kundër Empolit, Fiorentina kthesën ndaj Torinos

Isa.Autor

CHELSEA KËRKON NJË “GARDIAN”/ 80 milionëshi nuk bind, ja tre emra për ta zëvendësuar

Delo.autor

Leave a Comment