Futboll Sport

Prapavija e PARTIZANIT me probleme, trajneri Gega duhet të modifikojë mbrojtjen për Mariborin

Partizani do të luajë të enjten në transfertë kundër Mariborit, ndeshje e kthimit për turin e parë të Europa League. Kualifikimi i të kuqve duket thuajse i pamundur duke qenë se janë mposhtur në takimin e parë me rezultatin 1-0.

Si të mos mjaftonte kjo, trajneri Skënder Gega duhet të bëjë mirë llogaritë pasi mbrojtësi Egzon Belica me gjasë nuk do të jetë në këtë sfidë, pas një dëmtimi në gju. Gjithashtu Sodiq Atanda ka probleme me dokumentacionin dhe mund të mbesë në Shqipëri.

Kësisoj tekniku i kuq duhet të modifikojë mbrojtjen. Ndoshta nga minuta e parë, është i detyruar ta nisë Enea Bitri dhe Statovci në linjën e djathtë. Megjithatë ende s’ka asgjë përfundimtare.

Related posts

ÇËSHTJA E RINOVIMIT TË MESFUSHORIT WIJNALDUM ME LIVERPOOL/ Trajneri Klopp: Kam thënë atë që dija, shumë shpejt…

Delo.autor

Dështon transferimi te Panathinaikos, Ergys Kaçe firmos sot me …

Q.Autor

FORMULA 1/ Piloti Grosjean nis aventurën e re, rikthehet në pistë 86 ditë pas aksidentit

Delo.autor

Leave a Comment