Futboll Premier League Sport

Alisson arrin marrëveshjen, zbuloi klubin e ri të portierit brazilian

Portieri brazilian Alisson është afër kalimit te Chelsea, edhe pse më parë Liverpool ishte klubi që shfaqi më tepër interes për të. Gjithsesi asnjë transferim nuk do të realizohet në këtë moment pasi numri një i Brazilit është i fokusuar vetëm te “Seleçao” për Kupën e Botës. Liverpool-i ka qenë duke e ‘gjuajtur’ Alisson këtë verë, por ekipi i Jurgen Klopp nuk arriti të finalizonte një marrëveshje dhe tani Chelsea është favorite përpara Real Madridit për të nënshkruar me portierin më të vlerësuar të momentit. Sipas gazetës italiane “Il Tempo”, Alisson tani dëshiron të bashkohet me blutë e Londrës, pasi arriti një marrëveshje mbi pagën e tij. Blutë i kanë ofruar një marrëveshje më fitimprurëse, më të mirë edhe se Real Madrid dhe do të shihte 25-vjeçarin të fitonte rreth 100,000 sterlina në javë në “Stamford Bridge”. Tani ka mbetur për t’u gjetur vetëm marrëveshja midis Chelsea-t dhe Romës, edhe pse kjo nuk duket shumë larg. Ekipi i Serie A ka kërkuar rreth 66 milionë sterlina për portierin e tyre të talentuar.

Drejtuesit e Real Madridit janë të gatshëm të paguajnë vetëm 44 milionë sterlina, por blutë e Londrës janë të gatshëm të ofrojnë 65 milionë sterlina duke përfshirë edhe bonuset. Alisson do të preferonte të lëvizte në kryeqytetin e Anglisë sesa të qëndronte në Romë pas Kupës së Botës. Pra, nëse klubet mbyllin marrëveshjen, braziliani është gati të bëhet portieri i ri numri 1 i Chelsea-t. Si rezultat, Thibaut Courtois më pas do të lejohej të largohej, duke qenë i lidhur me një kthim në Madrid te Atletico ose Real. “E vetmja gjë është se fëmijët e mi jetojnë në Madrid dhe do të dëshiroja që ata të ishin afër meje. Kjo nuk do të thotë se do të kthehem, por për mua janë shumë të rëndësishëm dhe unë do të bëj diçka për t’i parë më shpesh”, tha Courtois kohët e fundit.

Related posts

NGA MBROJTJA NË SULM/ Ja si MANCINI e bëri italinë të “bukur”

Isa.Autor

Klasikja e Gjermanisë, Bayern turpëron Dortmund në 23 minuta

Sadik.Autor

DËMTIMI I FRIKSHËM NË SFIDËN KUNDËR BRIGHTON/ Dalin rezultatet e analizave për portierin Lloris, ja sa rrezikon

Delo.autor

Leave a Comment