Futboll Sport

Prishtina debuton me goleadë, “çmonton” kundërshtarin nga Luksemburgu

Ka përfunduar me një fitore të thellë takimi mes Prishtinës dhe Europa-s, e vlefshme për turin parakualifikues të Europa League. Një rezultat i thellë ky që tregon dominimin e plotë të ekipit të drejtuar nga Mirel Josa, që çon kosovarët në fazën tjetër.

Takimi u mbyll që në pjesën e parë falë tre golave të realizuar nga kryeqytetasit, të cilët nuk e ulën ritmin as në fraksionin e dytë të lojës, duke realizuar edhe dy herë të tjera me Januzin dhe Pefqelin, për rezultatin përfundimtar 5-0 në favor të bardhebluve.

Prishtina tashmë do të ndeshet në fazën tjetër me klubin nga Luksemburgu, Fola Esch, një kundërshtar plotësisht i kalueshëm, të paktën në letra.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

CONTE JEP “OK” PËR SHKËMBIMIN E BUJSHËM/ Inter gjen sulmuesin që i mungonte

F.autor

“E DI KU DO TË GJUASH, DO TË HA”/ Zbulohen fjalët e portierit që dërguan Messin dhe Argjentinën në finale (VIDEO)

Delo.autor

GJITHÇKA ZYRTARE/ “Rivali” i Kumbullës firmos me arabët e Al-Ahly

F.autor

Leave a Comment