Futboll Premier League Sport

ALLISON NË HISTORI/ Braziliani transferohet tek Liverpooli për një shifër REKORD

Tashmë është zyrtare, Allison Becker është lojtari më i ri i Liverpoolit, duke u bërë portieri më i shtrenjtë i blerë ndonjëherë nga një klub futbolli. Nëpërmjet profilit zyrtar në Tëitter, Liverpooli i ka uruar mirëseardhjen gardianit të kombëtares braziliane. Nga shitja e 25-vjeçarit Roma ka përfituar 62,5 milionë euro, plus 10 milionë të tjera në formë bonusesh. Një biznes i shkëlqyer ky i drejtorit sportiv të verdhekuqëve Monchi duke patur parasysh faktin që Roma e bleu 2 vite më parë Allison për vetëm 6 milionë euro nga Internacional i Porto Alegres.

Numri 1 i Seleçaos ka firmosur me Liverpoolin për 6 vitet e ardhshme ndërsa te The Reds do të përfitojë 2-fishin e pagës që merrte te Roma, plot 6,4 milionë euro në sezon. Jurgen Klopp ishte personazhi më i lumtur në ditën e zyrtarizimit të Allison pasi tashmë trajneri gjerman do të ketë në skuadrën e tij, një superportier, më të mirin e sezonit të kaluar dhe me 25-vjeçarin mes shtyllave Liverpooli mund të tentojë të rikthejë titullin kampion në Anfield që mungon prej pothuajse 3 dekadash. Në ishull Allison do të ritakohet me një nga miqtë e tij më të mirë te Roma, egjiptianin Mohamed Salah të cilin do ta ketë sërish shok skuadre, pa harruar këtu edhe 2 brazilianët e tjerë Firmino dhe Fabinho.

Allison është blerja e tretë e madhe e Liverpoolit të Jurgen Klopp në këtë merkato pas 2 mesfushorëve Keita dhe pikërisht Fabinho, me trajnerin gjerman që ka kompletuar çdo repart duke formuar një skuadër të frikshme që do të tentojë suksesin jo vetëm në Angli por edhe në Europë. Me afrimin e brazilianit, gjermanit Loris Karius nuk i mbetet gjë tjetër veçse të ngrohë stolin ose të kërkojë një destancion të ri, me shpresën se nuk do të përsërisë të njëjtat gafa si në finalen e Championsit.

Related posts

“PLESHTI” SI RONALDO/ Prezanton firmën e tij të veshjeve, “Messi”

F.autor

ZBULON PRAPASKENAT E LARGIMIT/ Ter Stegen: Doja ta braktisja Barcelonën në vitin…

Delo.autor

AKORDI GATUSSO-NAPOLI/ Rinovimi po afron, trajneri heq klauzolat e “çmendura” të presidentit

Delo.autor

Leave a Comment