Champions League Futboll Sport

PËRBALLJA ÇEREKFINALE NË CHAMPIONS/ David Trezeguet: Mungesa e CR7 nuk përbën problem, janë…

Juventus mund të mos ketë në dispozicion Cristiano Ronaldo-n në ndeshjen e 10 prillit që do të luajë kundër Ajax-it në çerekfinalet e Champions League. Dëmtimi i pësuar nga CR7 me Portugalinë po mban në ankth popullin bardhezi.

Gjithsesi, për të qetësuar juventinët në të gjithë botën ka menduar David Trezeguet, një legjendë e klubit bardhezi. “Juventus nuk varet nga një lojtar, edhe pse ai është mes më të rëndësishmëve. Dëmtimi i Cristiano-s nuk duhej, por janë edhe shokët e tij të skuadrës”.

“Mendoj se kjo duhet të mjaftojë kundër Ajax-it. Klubi ka një organikë shumë të madhe falë së cilës mund të bëjë një  paraqitje shumë të mirë në çerekfinale dhe të kualifikohet për më tej”, ka thënë ish-sulmuesi francez.

Cristiano Ronaldo do t’i nënshtrohet disa vizitave gjatë këtyre ditëve për të kuptuar më mirë kohën që do t’i duhet për të rikuperuar. Ai do të mungojë në ndeshjet e kampionatit që Juventus do të luajë kundër Empoli-t, Cagliari-t dhe Milan-it.

Related posts

MERKATOJA E VERËS/ Milan-Bakayoko nuk ka mbaruar, “asist” vjen nga trajneri gjerman…

Delo.autor

NIS NJË DASHURI TË RE/ Camila harron Hamilton, e zëvendëson me yllin e Chelsea-t (FOTO)

Delo.autor

NIS AVENTURËN E RE/ Mbrojtësi Luiz bëhet shok skuadre me Balotellin dhe portierin e Kosovës

Delo.autor

Leave a Comment