Futboll Premier League Sport

ÇUDIA/ Antonio Conte do ta padisë Chelsea në gjykatë për… shkarkim të vonuar

Përkundër një Premier League të fituar në vitin e parë si trajner i Chelsea dhe “FA Cup” në sezonin e tij të dytë te blutë e Londrës, sigurisht nuk ka shumë mirënjohje të lënë pas mes klubit të presidentit Roman Abramovich dhe Antonio Conte.

Saga e gjatë, që çoi Maurizio Sarrin në stolin e “Blues”, pasi Conte kishte kryesuar trajnimin e parë të skuadrës për sezonin e ri, mund të marrë zgjidhje gjyqësore dhe jo, siç ishte menduar në fillim, vetëm me vullnetin e klubit për të kërkuar ndërprerjen e kontratës për një arsye të drejtë, pa pasur nevojë të paguajë një euro tek tekniku salentino.

Nga ajo që transmeton “Chelsea Channel”, dorështrëngimi i largimit të Conte do të kushtojë 10 milionë euro, por, sipas “Times”, tani do të jetë ish-trajneri i Italisë që do ta padisë në gjykatë klubin anglez për vonesën e tepruar në komunikimin e shkarkimit nga posti që mbante.

Në një kohë kur në fakt klubi e kishte në mendje rotacionin e tij me Sarrin, mund ta kishte shkarkuar Conte më herët. Pikërisht në këtë pikë, te heqja e mundësisë për të gjetur një stol tjetër drejtues, konform me kalibrin e tij si trajner, do të bazohet italiani në padinë kundër Chelsea.

Conte pretendon se është dëmtuar karriera e tij me shkarkimin e vonuar, duke kërkuar miliona të tjera për fitimet e humbura. Historia midis Conte dhe Chelsea, me pak fjalë, përfundoi vetëm në fushë, por mund të ketë një shtojcë në sallën e gjyqit të një gjykate angleze.

Related posts

“I PABESUESHËM NË KUNDËRSULM”/ Broja mahnit Guardiolën: Është aq i fortë dhe e vështirë që ta mbash

Delo.autor

NGA HYSAJ TEK TOMAS STRAKOSHA/ Shën Valentini i “kuqezinjve”, si festuan lojtarët e Kombëtares… (FOTO)

Delo.autor

Ministri serb kujton Vokrrin: Ishe vëlla i ndershëm, mik dhe njeri i mirë

Sadik.Autor

Leave a Comment