Futboll Seria A Sport

Arrigo Sacchi: Nëse rregullat me Ronaldon nuk janë të njëjta, prisni probleme tek Juventusi

Italiani i njohur, Arrigo Sacchi, ish-drejtor sportiv i Real Madridit, konsideron se nënshkrimi me Cristiano Ronaldo nga Juventusi do të jetë zhvillim i mirë jo vetëm në Torino, por për të gjithë futbollin italian. “Ne nuk kemi mundur të kemi lojtarët më të mirë në Itali vitet e shkuara, teksa Ronaldo është ndoshta më i miri. Sigurisht, ai është ndër dy më të mirët në botë, – ka thënë Sacchi në një intervistë me zinxhirin mediatik italian “Mediaset”.

– Urime për Juventusin, ky operacion do të jetë i mirë për vetë klubin torinez dhe futbollin italian”. Ish-trajneri i Milanit, ndër të tjera, konsideron se tashmë Juventusi duhet të jetë i kujdesshëm për të mbajtur një ekuilibër në dhomën e zhveshjes, duke iu referuar faktit se Ronaldo do të ketë një pagë prej rreth 30 milionë eurosh neto në vit:

“Pyetja e vetme që kam është se Juventusi gjatë viteve ka pasur gjithmonë lidership të madh si një klub. Pagat e lojtarëve ishin të ndryshme, por rregullat kanë qenë gjithmonë të njëjta për të gjithë. Kjo duhet të ndodhë edhe me Ronaldon. Nëse jo, mund të ketë probleme brenda dhomës së zhveshjes”.

Related posts

Trondit Guardiola, paralajmëron merkato me shifra astronomike në verë

Sadik.Autor

MUNGUAN KRIKOT GJIGANTE, FESTA MË E THATË E BAYERN/ Neuer u lajmërua me autoparlant: Eja merr trofeun (VIDEO)

Delo.autor

“DIVORCI” BËHET ZYRTARE/ Juventus liron teknikun Sarrin, gati firma me klubin e Serisë A

Delo.autor

Leave a Comment