Futboll Sport

Arsen Wenger tregon sulmuesin që do të “sundojë” në futbollin botëror

Arsene Wenger ka thurur lavde për yllin e ri të Francës, Kylian Mbappé, duke pretenduar se ai mund të bëhet sulmuesi më i mirë në botë. Trajneri francez që u largua nga Arsenali pas 22 vitesh, është zëri i tretë në mbulimin e TF1 për “Les Bleus”. Ai ishte i pashfrenuar, pasi 19-vjeçari shënoi një dopietë dhe fitoi një penallti duke eliminuar Argjentinën në raundin e 1/16 në Kupën e Botës, me “Gjelat” që siguruan kalimin në çerekfinale. “Kylian e sulmoi Argjentinën nga jashtë”, tha Wenger. “Ai ishte i rrezikshëm gjatë gjithë ndeshjes dhe kur ai u përball me një vendim, ai e bëri atë. Mos harroni se Kylian është vetëm 19 vjeç. Ne nuk e kuptojmë se çfarë do të thotë të jesh 19 vjeç dhe të jesh në këtë nivel, duhet të marrësh një hap pas për ta kuptuar atë. Është e jashtëzakonshme ajo që ai ka arritur”, shtoi ai.

“Kur Kylian ishte 17 vjeç dhe luante për Monaco, statistikat e tij ishin të pabesueshme. Kur këto statistika janë në atë moshë, kjo do të thotë se ka efikasitet në krye të talenteve shumë të rinj. Kjo dëshmon se ai është pjesë e grupit prej pesë apo gjashtë lojtarëve të shkëlqyer që së shpejti do të dominojnë botën”, deklaroi trajneri francez. Kylian Mbappé edhe pse në një moshë të re është kthyer në një protagonist absolut për Francën, ndërsa me performancën e tij në Botëror ka thyer disa rekorde. Ai më i rëndësishmi që edhe vete 19-vjeçari ka mbetur i befasuar është barazimi i rekordit të Pele. Francezi u bë i riu i parë që ka shënuar 2 gola në një ndeshje që prej legjendës Pele kundër Suedisë në finalen e vitit 1958. Edhe pse ai u bashkua vetëm një vit më parë me PSG, në drejtim të tij ka disa oferta.

Related posts

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Chelsea-Juventus. Rezultati 4-0

Delo.autor

FIORENTINA-INTER/ “Zikaltërit” sërish pa Icardin në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Nis “epoka” Montella në La Liga, ndihmësi Maresca drejton stërvitjen e parë

Q.Autor

Leave a Comment