Futboll La Liga Sport

Arsenali TREMB Barcelonën/ Topçinjtë kërkojnë mesfushorin e talentuar

Arsenali është një ndër skuadrat shumë të interesuar për të nënshkruar me mesfushorin e Barcelonës, Andre Gomes, këtë verë. 24-vjeçari asnjëherë nuk ka impresionuar në “Camp Nou”, që kur u transferua nga Valencia në vitin 2016, ndaj dhe ai shihet si një ndër emrat kryesorë për t’u larguar nga katalanët.

Gomes pëlqehet shumë nga trajneri i ri i Arsenal, Unai Emery, i cili e dëshiron portugezin në “Emirates”. Andre Gomes kërkohet edhe nga ish-skuadra e tij, Valencia, por qëllimi i Barcelonës është ta shesë atë jashtë La Ligas.

Sezonin e kaluar, Gomes luajti vetëm në 6 takime në La Liga, ndërsa nuk arriti të bindte as trajnerin e Portugalisë, Santos për ta përfshirë në skuadrën e Kupës së Botës.

Related posts

ISHTE HEROI NË FINALEN CHAMPIONS/ Bayern karantinon yllin e ekipit, frikë për COVID-19

Delo.autor

BOTËRORI NGRE NESËR SIPARIN/ Superkompjuteri parashikon favoritët dhe finalen… Ronaldo-Mesi

F.autor

Finalja e Champions, finale për “Topin e Artë”!!!

Sadik.Autor

Leave a Comment