Futboll Seria A Sport

Musacchio drejt largimit nga Milani, klubi i madh anglez futet në garë për mbrojtësin

Aventura e Mateo Musacchio te Milani mund të mbyllet vetëm pas një sezoni. Mbrojtësi ndiqet nga Sevilla dhe Udinese, ndërkohë që së fundmi interes ka shfaqur edhe skuadra e Fulhamit, e ngjitur këtë sezon në elitën e futbollit anglez.

Oferta e parë e tyre duket se është ajo e huazimit, ndërsa kuqezinjtë nuk do ta përjashtonin edhe një shitje përfundimtare të 28-vjeçarit. Musacchio u transferua vitin e kaluar nga Villarreali për 18 milionë euro, por asnjëherë nuk ishte zgjedhja e parë në formacion.

Ai zhvilloi 22 takime në Serinë A, Kupën e Italisë dhe Europa League me fanellën kuqezi, ndërsa arriti të shënonte vetëm një gol.

Related posts

PAS FITORES NDAJ CHELSEAT/ Sterling: Ishit të gjithë dëshmitarë se si…

Delo.autor

Zyrtare/ Igli Tare sjell te Lazio ish-mbrojtësin e Juventusit

Q.Autor

“KY ËSHTË VETËM FILLIMI”/ Man.City “kërcënon” rivalët. “Qytetarët” arkëtojnë shifër rekord

F.autor

Leave a Comment