Futboll Seria A Sport

SKRINJIAR OPTIMIST: “DJALLI” nuk e ndal vrullin e INTERIT, sfidojmë edhe…

Një Milan sfidon Milanin. Mbrojtësi i Interit, Milan Shkrinjar, thotë se skuadra e tij duhet të mendojë për derbin dhe duhet të përgatitet shumë mirë për këtë ndeshje të rëndësishme. Në një deklaratë të bërë nga grumbullimi i kombëtares së Sllovakisë, gjiganti interist ka folur për të ardhmen e tij dhe sqaron zërat që qarkullojnë për një transferim të mundshëm te Bajerni ose Mançester Junajtid.

Ai mohon që të jenë të vërteta, por thotë se është i fokusuar vetëm tek Interi. Në fakt, lajmet që qarkullojnë janë të vërteta dhe disa ekipe të mëdha europiane janë gati të ofrojnë 80 milionë euro për kartonin e mbrojtësit zikaltër, por Interi as që e çon ndërmend shitjen e tij. Shkrinjar është një nga pikat më të forta të skuadrës së Spaletit dhe drejtuesit po mendojnë që t’ia rinovojnë kontratën sllovakut.

Në fakt, për momentin situata nuk është shumë pozitive, duke qenë se distanca mes ofertës që bën Interi dhe kërkesës së lojtarit është 1 milion euro. Zikaltrit i japin 2.5 milionë euro në sezon, ndërsa ai kërkon 3.5 milionë. Megjithatë, situata nuk është alarmante sepse kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2022 dhe ka kohë për të diskutuar termat ekonomikë. Interi kërkon të bëjë lëvizje sa më parë, në mënyrë që t’i rrisë rrogën edhe gjatë kësaj kohe që lojtari të jetë i kënaqur dhe të vazhdojë performancat pozitive me këtë fanellë.

Bajerni- “E kam mësuar nga gazetat interesimin që ka Bajerni për mua, por mendoj se janë thjesht lajme merkatoje. Ashtu siç qarkullonin në verë. Por mendoj se gjatë kësaj kohe gjërat nuk kanë ndryshuar dhe kështu që unë nuk preferoj të mendoj aspak për të ardhmen”.

Murinjo- “Thonë se më kërkon në skuadër, por nuk e di nëse është e vërtetë. Nuk di ta them me siguri këtë gjë. Nuk di çfarë të them. Merkato tani ka përfunduar dhe është e vështirë të flasësh”.

Derbi- “Pas kësaj periudhe duhet të përballemi menjëherë me Milanin dhe është një ndeshje shumë e rëndësishme. Sigurisht që duhet të jemi sa më gati për derbin. Në muajin e fundit kemi pasur një ecuri pozitive dhe fituese. Është me vlerë të vazhdojmë në këtë rrugë dhe të rritemi hap pas hapi në të gjithë kampionatin. Fitorja me Totenhemin na dha shumë besim dhe ishte ndeshja që ndryshoi ecurinë tonë”.

Juventusi- “Në këtë moment në Itali komandon Juventusi, por ne mund ta sfidojmë dhe të luajmë si të barabartë edhe kundër tyre. Jemi në pikën ku donim të ishim në fillim të sezonit dhe duhet të vazhdojmë serinë e rezultateve pozitive sa më gjatë të jetë e mundur.

Related posts

JUVENTUS-MILAN/ Një përballje vendimtare që pritet të përcaktojë fatet për zonën Champions (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“EFEKTI” RONALDO/ JUVENTUSI me portugezin parakalon PSG dhe Liverpool në…

Isa.Autor

Juventus merkato edhe tek Atletiko Madrid, merr “armikun” e Ronaldos

Isa.Autor

Leave a Comment